Skuadra e projektit Gospelimages prezanton krijuesin e pikturave: Jan vant Hof [Jan van ’t Hoff]
Jeta e Jan vant Hofit
U linda në vitin 1959 në Ostërlant [Oosterland] në Zejland [Zeeland] të Holandës. Atje u rrita në një familje të krishterë. Gjatë fëmijërisë sime u bë i dukshëm një talent për vizatimin. Ky talent u zhvillua jashtëzakonisht nga mësimet e z. De Lovf [De Looff], mësuesit tim të artit në shkollën e mesme në Zirikze [Zierikzee].
Në vitin 1976 fillova programin edukativ për t’u bërë mësues arti në Institutin e Trajnimit të Mësuesve (TeHaTex) në Tillbërg [Tilburg]. Dy vite më vonë u regjistrova në Akademinë e Krishterë të Arteve në Kampën [Kampen]. I mbarova studimet në vitin 1983. Një vit më vonë u zhvendosa në Rotërdam [Rotterdam]. Në vitin 1986 Lus Bos [Loes Bos] dhe unë u martuam.
Fitova jetesën si artist vizual në vitet që pasuan. Kryesisht pikturova portrete dhe ilustrime dhe prodhova disa vepra arti publik (mozaikë). Në vitin 1991 u zhvendosëm në Dordrecht. Filluam një bashkëpunim me Dë Portretvinkël [De Portretwinkel] në Haarlem nga 1996 – 2005. Në periudhën e mëvonshme, 2005 – 2013, lindi një bashkëpunim me Galerinë Dë Tvej Pauën [De Twee Pauwen] në vitet 1996 – 2005 në Den Hagë [Den Haag]. Ekspozova vepra të natyrës së qetë që paraqitnin natyrën në Holandë dhe jashtë saj.
Përveç kësaj, në 2005-ën, themelova studion Atelier Jan van t Hof në qendrën historike të Dordrechtit. Atje kam ekspozime të përhershme të veprave të mia. Në të njëjtën kohë, prodhova një seri pikturash me subjekt biblik në periudhën prej 2001 deri sot.
Vizatimi dhe piktura janë aktivitete thelbësore të praktikës sime si artist vizual. Kryesisht përdor shkumës dhe bojë pikture. Në të kaluarën bëja skicime dhe ngjyrime uji po ashtu. Stili im i pikturës shfaq ngjashmëri me realizmin klasik holandez dhe (pas-) impresionizmin. Përjetimi i poezisë së dritë – errësirës, në marrëdhënie me realizimin një iluzioni 3-dimensional mbi një sipërfaqe të sheshtë më ka tërhequr gjithmonë. Unë preferoj përqasjen tradicionale ndaj arteve dhe e vlerësoj mjeshtërinë. Një nga subjektet e mia të preferuara është qenia njerëzore dhe ambienti i tij.