Emri i projektit është GOSPELIMAGES (IMAZHE UNGJILLI).
Fjala Gospel (Ungjill) e ka origjinën nga fjala në anglishten e vjetër god - ‘perëndi’ që ka kuptimin ‘(e) mirë’ dhe spell – ‘gërmëzim’ që ka kuptimin ‘lajm/histori/tregim’.
Ungjill
Termi ‘Ungjill’ vjen nga përkthimi grek ‘euangelion’, që fillimisht kishte kuptimin: mesazh i fitores nga fushëbeteja; shpallje e gëzueshme (shpallje = deklaratë zyrtare).
Lajmëtari ishte lajmës i kësaj deklarate në emër të mbretit ose të perandorit.
Shpengim Dhiata e Re
Dhiata e Re – pjesa e dytë e Biblës – fillon me katër librat e ungjijve.
Lajmi i mirë në këta libra flet për Jezusin, Shpëtimtarin, Mesian, i cili dha jetën e Tij që të sjellë paqe me Perëndinë për njerëzit e ndarë prej Tij për shkak të mëkatit dhe errësirës. Jezusi e mundi Djallin, kundërshtarin e Perëndisë, i cili i joshi qeniet e para njerëzore që të mëkatonin kundër Krijuesit të tyre.
Një mesazh vërtet i gëzueshëm!
Një seri pikturash të shfaqura në këtë website tregojnë disa momente të rëndësishme në librat Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni.
Hijet
Ardhja e Mesias ishte premtuar dhe profetizuar shprehimisht në Dhiatën e Vjetër. Përveç kësaj, në jetën e disa besimtarëve në Dhiatën e Vjetër (‘tipet e Krishtit’) dallojmë paralele me jetën e Krishtit. Në jetën e këtyre personave shohim ardhjen e Krishtit që hedh hijen e Tij përpara. Në një farë mënyre, këto ‘hije’ shpallin mesazhin e Ungjillit në përparësi.
Krahasimi i shkrimit me Shkrimin
Supozimi bazë për sa i përket interpretimit të teksteve është parimi se Bibla shpjegon vetveten. Si rrjedhojë, është e nevojshme të krahasojmë tekstet e Dhiatës së Vjetër dhe asaj të Re me njëri -tjetrin, duke lexuar Dhiatën e Vjetër nga perspektiva e Dhiatës së Re. Po ashtu anasjelltas: profecitë e Dhiatës së Vjetër gjejnë përmbushje në të Re-në.
Pse ky Projekt
Qëllimi ynë është të prezantojmë një seri pikturash që përfaqësojnë momente të rëndësishme të mesazhit biblik. Projekti tregon rrjedhën qendrore të mesazhit: krijimi, rënia e njeriut dhe plani i Perëndisë për shpengimin. Synimi ynë është që gjithkush të kuptojë dhe besojë këtë mesazh. Për këtë arsye përqendrohemi në personin e Shpenguesit, Jezusit Krisht. Në dhiatën e Vjetër Ai (Jezusi) parathuhet në profecitë që i referohen Atij, ashtu si edhe në ‘hijet’ që ai hedh në përparësi. (Hijet: situata dhe persona në të cilët mund të dallohen paralele të jetës së Krishtit). Në Dhiatën e Re jeta e Tij (Jezusit) në tokë përshkruhet qartazi. Disa prej pikturave në këtë Website përfaqësojnë momente nga Dhiata e Re.
Në vijim
Seria e pikturave nuk është kompletuar ende. Dashtë Zoti, do të zgjerojmë numrin e pikturave në vitet që vijnë. Sigurisht, nuk pretendojmë se do ta paraqesim tërësisht mesazhin biblik. Mbi të gjitha, seria paraqet vetëm një pamje personale, subjektive dhe të pjesshme të mesazhit biblik. Skicimi i situatave dhe personave nga historia biblike është veçse një produkt i imagjinatës së piktorit. Prezantimi nuk pretendon të jetë historikisht rigoroz, edhe pse unë përpiqem të përftoj informacionin historik sa më mirë të jetë e mundur. Prapëseprapë, një vepër arti mund të paraqesë të vërtetën. Apostulli Pal shkruan te Galatasit: “...para syve tuaj Jezu Krishti u përshkrua i kryqëzuar midis jush?”. Synimi i kësaj serie është i ngjashëm me atë të Palit. “Arti është i vërtetë nëse imazhi i realizuar përmes iluzionit të tij korrespondon me realitetin” - (dr. J.Douma, ‘Over beelden en beeldenstormers’, christelijk geloof en waardering van schilderkunst [‘Rreth imazheve dhe ikonoklastëve’, besimi i krishterë dhe vlerësimi i pikturës], 2001 Kampen. f. 196).
Portretizimi i Jezusit
Jezusi ishte Zot dhe Njeri në një person të vetëm. Si natyra hyjnore dhe ajo njerëzore ishin në Të: “...të papërzier, të pandryshueshëm, të pandashëm, të papjesëtueshëm” (Chalcedon 451 pas Krishtit).
Nuk pretendoj se e pikturoj Jezusin në pamjen e Tij fizike të vërtetë. Jezusi ishte i dukshëm për njerëzit rreth Tij dhe çka ata panë ishte një figurë e thjeshtë njerëzore. Natyra e Tij hyjnore nuk mund të dallohej në trupin e Tij. Në pikturat e mia unë përdor disa karakteristika të cilat, përgjatë gjithë historisë së artit janë përdorur për të përcaktuar figurën-Jezus. Duke bërë kështu, mund të portretizoj Jezusin pa njohur me siguri atributet e Tij fizike. Në fakt, unë po pikturoj një simbol. (Një simbol është një shenjë pa marrëdhënie të natyrshme midis përfaqësimit të shenjës dhe kuptimit që shenja shpreh). Qartësisht, një portret i Jezusit nuk duhet adhuruar kurrë.