Kthehu te indeksi

Kaini vret Abelin

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Zanafilla 4:8

Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të vet, Abelit dhe e vrau.

Teksti i plotë i biblës

Zanafilla 4:1-8 1 Por Adami njohu Evën, gruan e vet, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ajo tha: “Fitova një burrë nga Zoti”. 2 Pastaj lindi Abeli, vëllai i tij. Dhe Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punues i tokës. 3 Me kalimin e kohës, nga frutat e tokës Kaini i solli Zotit një ofertë; 4 por Abeli i solli dhe ai nga të parëlindurit e kopesë së vet dhe yndyrën e tyre. Dhe Zoti e [moi Abelin dhe ofertën e tij, 5 por nuk e cmoi Kainin dhe ofertën e tij. Dhe kështu Kaini u pezmatua shumë dhe fytyra e tij mori një pamje të dëshpëruar. 6 Atëherë Zoti i tha Kainit: “Përse je pezmatuar dhe përse fytyra jote është dëshpëruar? 7 Në rast se bën mirë a nuk do të pranohesh? Por në qoftë se nuk bën mirë, mëkati po të ruan te porta dhe dëshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh”. 8 Dhe Kaini foli me të vëllanë, Abelin; kur u gjendën në fushë, Kaini u ngrit kundër vëllait të vet, Abelit dhe e vrau.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Dy bijtë e Adamit dhe Evës i bënë sakrificë Zotit. Abeli i ofri njërin nga qengjat e parëlindur; ai ishte bari kopesh. Kaini ofroi disa frute nga kopshti i tij. Zoti e pa Abeli me pëlqim dhe preferoi ofertën e tij, por nuk e pëlqeu ofertën e Kainit. Atëherë Kaini u pezmatua shumë, u inatos, dhe fytyra iu dëshpërua. Atëherë ai vrau vëllanë e tij. Kjo vrasje ishte pasojë e rebelimit të ‘prindërve’ të tyre ndaj Perëndisë. Duke pikturuar delen dhe stafin e bariut në këtë pikturë, theksohet fakti se Abeli ishte bari. Gjë që na kujton Jezusin, i cili e quante Veten Bariu i Mirë (Gjoni 10). “Godite bariun dhe delet le të shpërndahen”(Zakaria 13:7). Te Mateu 16:31 Jezusi e citoi këtë profeci, jo shumë kohë para se këto fjalë të përmbusheshin, kur Ai u arrestua dhe u kryqëzua.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?