Pasi kremtoi darkën e pashkës me dishepujt e Tij në Jerusalem, Jezusi i mori me vete jashtë qytetit te shpella e ullinjve në rrëzë të malit të Ullinjve; Gjetsemani. Ky emër, rrjedh nga aramaishtja ‘Gath shemanim’, që do të thotë ‘shtypës ulliri’.
Në Gjetsemani, presioni i jashtëzakonshëm i vuajtjeve që po afronin u derdh mbi Jezusin. Te Luka 12:50 ai thotë: “Por kam për t’u pagëzuar me një pagëzim edhe sa shtrëngohem derisa kryhet”.
Në ullishte, Jezusi dëshiron të lutet. Ai largohet nga dishepujt e tij, trishtohet shumë dhe tmerrohet. Plotësisht i vetëdijshëm për vuajtjet që do vijnë, Ai bie përtokë dhe i lutet Atit të Tij nëse është e mundur ta largojë këtë kupë nga Ai. Por menjëherë shton: “Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!”.
Psalmi 40:8 profetizon për Jezusin: “Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është brenda zemrës sime”.
Gjoni 6:38 :
38 ... sepse unë kam zbritur prej qiellit jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e Atij që më ka dërguar.
Fakti që Jezusi dëshiron të përballojë vuajtjet tregon bindjen e Tij të plotë ndaj Atit dhe po ashtu dashurinë e madhe ndaj nesh. Ai e dinte pse duhet të vuante dhe nuk vuajti si martir: Marku 10:45 : “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave”.
Në vendin tonë ai mbajti dënimin që ne kemi merituar për mëkatin tonë.
Në themelimin e Darkë së Zotit, ai iu referua kësaj:
Marku 14:24 : “Atëherë u tha: “Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta”.
Jo vetëm frika e vuajtjeve fizike, por e tërë pesha e zemërimit të Perëndisë për mëkatin e botës u derdh mbi Jezusin. Kjo është ajo çka e bëri jashtëzakonisht të vështirë.
Gjatë lutjes së Tij, dishepujt i zuri gjumi. Kur ai u kthye tek ata, Jezusi u zhgënjye se ata nuk mund ta ruanin Atë as për një orë.
Ai i udhëzoi: ‘38 Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët’.
Jezusi dha shembullin se si dishepujt e Tij mund t’u rezistonin sprovave, përkatësisht përmes lutjeve paraprake. Gjatë mundimit të lutjes, Jezusi fortësohet nga Ati i Tij (Luka 22:43). Pastaj Ai me vetëdije pranon vuajtjet. Shpirti i Tij krejtësisht i bashkuar me vullnetin e Ati të Tij.