Pas ringjalljes së Jezusit prej vdekjes, Ai i shfaqet disa herë në mish e trup dishepujve të Tij. Tani ai shfaqet në Detin e Galilesë. Dishepujt peshkuan gjithë natën pa rezultat. Atëherë Jezusi mrekullisht dorëzoi një kapje të madhe peshqish. Ky peshkim është një pamje e një numri të madh njerëzish që do të bëhen ndjekës të Jezusit kur ai të dërgojë në botë dishepujt e Tij si “peshkatarë njerëzish”.
Biseda me Pjetrin që ndodh pas vaktit në breg të detit, mund të kuptohet përkundër sfondit të mohimit të trefishtë të Pjetrit. Tre herë Pjetri e mohoi se e njihte Jezusin kur po merrej në pyetje në shtëpinë e kryepriftit.
Jezusi tani e pyet Pjetrin tri herë nëse Pjetri e do Atë. Tre herë Pjetri përgjigjet me pohim, edhe pse me shprehi më të dobëta, “Ti e di që të dua” (greqishtja ‘philein’). Pjetri arriti ta shihte veten si dikush që është i pabesë ndaj Jezusit në fund të ditës. Kjo e përuli atë.
Jezusi tregon dashurinë e Tij zemërbutë për Pjetrin, duke e rikthyer atë në detyrën e apostullit; Ai e urdhëron që të bëhet bari i deleve të Tij. Ndjekësit e Jezusit këtu krahasohen me kope delesh.
Në vargjet 18 dhe 19 Jezusi tregon se ndjekja e Jezusit do t’i kushtojë Pjetrit jetën e tij. Te 2 Pjetrit 1:14 duket se edhe Pjetri e kuptoi në këtë mënyrë: “duke ditur se, së shpejti do të lë këtë tendën time, sikurse edhe ma tregoi Zoti ynë Jezu Krisht”.
Pjetri tani e pranon pasojën e ndjekjes së Krishtit.
Besimi në Jezus testohet, si metal që pastrohet ose testohet në zjarr. Në letrat që Pjetri u shkruan përbashkësive të Krishtit disa 30 vite më vonë, ai u thotë atyre “të mos tronditen nga provat e zjarrta të besimit të tyre”, sepse të ndjekurit e Krishtit do të thotë bashkëvuajtje me Të, dhe më vonë edhe gëzimi i përbashkët në lavdinë e Tij dhe fitoren mbi vdekjen. Ai i thërret besimtarët që gjithmonë “të jenë gati për mbrojtje ndaj kujtdo që ju kërkon fjalë për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje...”. 1 Pjetrit 3:15.
Si bari i deleve të Krishtit, ai thërret po ashtu të tjerët që të kujdesen për kopenë e Perëndisë, të jenë vigjilentë kundër tundimeve të djallit dhe të jenë shembull për kopenë.