Rënia e njeriut e ndërpreu marrëdhënien midis Perëndisë dhe njeriut. Zanafilla 3. Drejtësia e Perëndisë kërkon që mëkati të ndëshkohet me vdekje. E megjithatë, Perëndia në hirin e Tij dëshiron të banojë (të tabernakullojë) me popullin e Tij. Populli i Izraelit mund të jetojë në një marrëdhënie besëlidhore me Të. Lexo Eksodin. Ai bën të mundur që njeriu mëkatar t’i afrohet Atij në tendë (tabernakull) ku Ai është i pranishëm.
Kjo është e mundur vetëm përmes shërbimit flijues. Pajtimi mund të ndodhë në mënyrë simbolike, duke flijuar jetën e një (disa) kafshe. Gjaku (në të cilin rrjedh jeta) i kafshës derdhet në vend të gjakut të njeriut. Sidoqoftë, këto flijime kafshësh, janë vetëm një pamje paraprake e shlyerjes përfundimtare për mëkatin, të kryer nga flijimi i Jezusit.
“Ja, Qengji Perëndisë, që ngre mëkatin e botës!” – Gjoni 1:29.
Sakrifica e Jezusi e bën të mundur që Perëndia të banojë përgjithmonë në popullin e Tij përmes Frymës së Shenjtë. Trupi i një besimtari në Jezus Krishtin është ‘një tempull i Frymës së Shenjtë’. 1 e Korintasve 6:19.
Pjesë e shërbimit sakrifikues, është Gjom Kipuri [Yom Kippur], Dita e Përvjetshme e Shlyerjes. Një moment i rëndësishëm i ditë së shlyerjes është treguar në pikturë. Dy cjapet e përmendur së bashku janë një ofertë për mëkatin, dhe një tip ose shembull i Jezusit, mbi të Cilin Perëndia ‘vendosi mbi Të paudhësinë e ne të gjithëve’. Isaia 53:6.
Gjaku i cjapit të parë; prova që mëkati është ndëshkuar, spërkatet nga kryeprifti përpara stolit të mëshirës dhe mbi të, në vendin më të shenjtë të tabernakullit; “I shenjti i të Shenjtëve”. Për Perëndinë.
Cjapi i dytë, i ngarkuar me mëkatet e izraelitëve, çohet në shkretëtirë jashtë kampit që të vdesë atje. Jezusi gjithashtu, u desh të vuante dhe të vdiste jashtë derës së Jerusalemit, si një i papastër, ‘jashtë kampit’, Hebrenjve 13:12-13.
21 “Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të”. 2 e Korintasve 5:21.
Ashtu si kryeprifti, në Ditën e Shlyerjes, vishte vetëm rrobat e shenjta prej liri, dhe jo mantelin e zbukuruar zyrtar që e dallonte atë nga priftërinjtë, ashtu edhe Jezusi u shtri në lavdinë e Tij qiellore, e përuli Vetveten, mori natyrën njerëzore, që të bëjë sakrificën unike të jetës së Tij, si shlyerje për mëkatet tona.
15 ‘...dhe vdiq për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, po për atë që vdiq e u ringjall për ta’. 2 e Korintasve 5:15.
Njerëzit duhet të përulnin vetveten përpara Perëndisë në Ditën e Shlyerjes, duke marrë pjesë, kështu, në rrëfimin e mëkateve të deklaruara nga kryeprifti Aaron. Levitiku 23:27-29. Kur kryeprifti, i cili përfaqësonte njerëzit, vinte duart e tij mbi kokën e cjapit, mëkati, papastërtia e të gjithë njerëzve, simbolikisht vendosej mbi një kafshë. Atëherë kafsha largohej tutje përpara syve të të gjithë njerëzve. Në këtë mënyrë, çdo izraelit ishte i përfshirë personalisht në shlyerje.
‘Është një Krisht i gatshëm për të gjithë ne. Përdoreni me besnikëri’. (Erskini [Erskines])
Isaia 53:11b :
“… me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre”.
Hebrenjve 9:28 :
“ ... kështu edhe Krishti, pasi u dha një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumëve, do të duket për së dyti pa mëkat për ata që e presin me durim për shpëtim”.
1 e Gjonit 1:8-9 :
“8 E përsëri po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë në të dhe në ju, sepse errësira po kalon dhe tashmë po ndrit drita e vërtetë.
9 Ai, që thotë se është në dritë dhe urren vëllain e tij, është në errësirë gjer tani”.