Mohimi i Pjetrit ishte parathënë nga Jezusi. Ai i drejtohet Pjetrit me emrin e tij të vjetër, Simon: “31 Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. 32 Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu”. Luka 22:31-32.
Ashtu si me Jobin (Jobi 1:6-12, 2:1-7,) Satani i kërkon Perëndisë që ai të mund ta vërë në provë Pjetrin në mënyrë që ta rrëzojë. Vetëm deri aty ku Perëndia e lejon këtë, Satani mund të veprojë kështu. Qëllimi i djallit është t’i bëjë dishepujt të humbasin besim dhe t’i akuzojë ata përpara Perëndisë. Megjithatë, kundër djallit, i cili kërkon shkatërrimin e dishepujve, Jezusi e paraqet Vetveten si Avokatin e tyre; ‘Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket’, etj.
Pjetri e kishte bërë rrëfimin më përpara: ‘Ti je Krishti i Perëndisë’, Luka 9:20. Por tani Perëndia e lejon djallin të vërë në provë Pjetrin. Sidoqoftë, për shkak të ndërmjetësimit të Krishtit, besimi i Pjetrit nuk do të zhduket në kohë gjatë sprovës, por më shumë do të pastrohet.
Djalli e shtyn Pjetrin të mohojë Jezusin 3 herë. Atëherë Jezusi kthehet dhe e shikon atë. Pjetri pendohet, dhe pasi del jashtë, qan me hidhërim.
Në pikturë, Pjetri zbret shkallët që çojnë për tek shtëpia e Kajafës, kryepriftit.