Te 1 Samuelit 17 përmendet sërish përparimi i filistenjve kundër izraelitëve. Mbreti Saul mbledh ushtrinë e tij që të ndalojë sulmin. Ushtritë e filistenjve dhe izraelitëve janë rreshtuar në anët përkatëse të luginës së Elahs; ‘Lugina e Terebintëve’, e cila është rreth 15 milje (25 km) në perëndim të Bethlehemit.
Për shkak të mosbindjes në betejën e mëparshme kundër Amalekitëve (1 Samuelit 15), mbreti Saul ka humbur favorin e Perëndisë. Profeti Samuel, atëherë duhet të vajosë në fshehtësi të riun David, biri i Jeseut, si mbret. 1 Samuelit 16.
Fitorja e Davidit mbi Goliathin tërheq vëmendjen e popullit te Davidi, dhe mbretërimi i Saulit humbet sërish autoritet.
Goliathi, një luftëtar kampi filisteas, rreth 3.048 metër i gjatë i veshur me parzmore, sfidon izraelitët që të dërgojnë një burrë të luftojë kundër tij. Të dy burrat luftojnë përkatësisht secili për ushtrinë e tij. Megjithatë, Sauli dhe izraelitët frikësohen nga Goliathi.
Kur Davidi hyn në kampin izraelit, ai thotë, “...Po kush është ky filiste, i parrethprerë, që guxon të poshtërojë ushtrinë e Perëndisë të gjallë?”, vargu 26. Këto fjalë mund të kuptohen përkundër sfondit të porosisë së Ligjit të Përtërirë në kapitullin 7, ku Izraeli urdhërohet nga Perëndia që të ‘dëbojë’ ose shkatërrojë popullin Kanaanit. Këta njerëz po dëbohen nga toka e Kanaanit si ndëshkim për mëkatet e tyre. Perëndia ia premtoi tokën e Kanaanit Izraelit. Megjithatë, Izraeli, është veçse një vegël në duart e Perëndisë, pasi Ai vetë e udhëheq betejën. Ashtu si beteja kundër Jerikos u udhëhoq nga Komandanti i ushtrisë së Perëndisë, ashtu Davidi e di se “beteja i takon Perëndisë” edhe tani. Shih vargu 47. Kjo i jep atij kurajo besimi.
Ai e takon Goliathin “në emrin e Perëndisë së Ushtrive”, dhe e vret Goliathin.
Perëndia Zot është Mbreti i vërtetë i Izraelit. Më pas Davidi do të jetë “mëkëmbësi” nën Perëndinë.
Beteja kundër Goliathit, i cili vesh parzmore luspore dhe është plagosur për vdekje në kokë, na kujton Zanafillën 3:15, ku premtohet se pasardhësit e Evës do të shtypin kokën luspore të gjarprit. Ky premtim përmbushet në Jezusin, Bir i Davidit, i cili shtypi kokën e djallit, “gjarprit të dikurshëm” (Zbulesa 12:9) në Kalvar, edhe pse forma e tij e jashtme ishte pafuqishme.
Beteja e Davidit kundër Goliathit është parahije treguese e kësaj. Ishte një betejë frymore për nderin e Emrit të Perëndisë. Në betejën frymore që duhet të ndodhë ende, të krishterët mund të fitojnë vetëm në fuqinë e Perëndisë.
Filipianët 4:13 : “Unë mund të bëj gjithshka me anë të Krishtit që më fuqizon”.
Gjoni 15:5 : “… sepse pa Mua nuk mund të bëni asgjë”.