Me porosi të Perëndisë, Jozueu u caktua nga Moisiu të ishte lideri i ri i Izraelitëve. Numrat 27. Nën udhëheqjen e Jozueut, populli kaloi lumin Jordan për në Tokën e Premtuar. Perëndia mrekullisht i mbajti të veçuara ujërat e Jordanit, në mënyrë që populli të kalonte shtratin e lumit me këmbë të thata.
Tani populli qëndron përpara Jerikos, qyteti në rrafshinën palmore të Jordanit. Qyetti me mure të dyfishta, duhet të kapej rob, nëse populli duhet të kish mundësi të lëvizte përpara në vend, përmes kalimit malor aty afër.
Atëherë Engjëlli i Zotit / Komandant i ushtrisë së Zotit, i shfaqet Jozueut. Ai e udhëzon Jozueun. Ai është komandanti i vërtetë i kësaj beteje. Me besim dhe besë në Zotin, populli duhet të ndjekë udhëzimet e Tij për shtatë ditë. Besimi dhe durimi vihen në provë.
Arka e Besëlidhjes duhet të mbartet, një shenjë se Zoti është në mesin e tyre. Në ditën e shtatë muret bien, izraelitët vrasin banorët e Jerikos me përjashtim të Rahabit dhe familjes së saj, dhe e djegin qytetin. Lexo Jozueu 6 në tërësinë e tij. Rahabi kishte fshehur spiunët e izraelitëve, kështu që iu kursye jeta. Shih Jozueu 2:14 dhe Hebrenjve 11:31.
Në atë kohë, Jeriko mbulonte një zonë prej afërsisht 350*600 m. Muret ishin rreth 2 metra të trashë. Pjesa e poshtme – rreth 5m e lartë – e këtij muri përbëhej prej guri natyror, mbi të cilin ishte vendosur një mur prej tullash balte. Muri i jashtëm ishte rreth 12m i lartë në total. Ndërmjet mureve ishte një pllajë në ngritje, mbi të cilën gjithashtu qëndronte një farë numri shtëpish. Ndoshta dhe shtëpia e Rahabit.
Muri i brendshëm, i ndërtuar në të njëjtën mënyrë, arrinte një lartësi prej pesëmbëdhjetë metër i matur nga vendi jashtë mureve.
Gërmimet arkeologjike tregojnë se pjesë të murit kanë mbetur në anën veriore. Shtëpia e Rahabit ka mundësi të ketë qenë atje. Rahabi përmendet në gjenealogjinë e Jezus Krishtit. Mateu 1:5.
Jozueu është një parafytyrim or tip i Jezusit. Të dy emrat kanë të njëjtin kuptim: ‘Jahvehu shpëton’. Nën drejtimin e Jozueut, Toka e Premtuar mund të hyhet vetëm përmes besimit dhe sigurisë në Perëndinë. Etërit mosbesues kanë vdekur në shkretëtirë. Kështu, Mbretëria e Perëndisë mund të hyhet vetëm përmes besimit në Jezus Krishtin, i Cili i sjell njerëzit e Tij në prehje të vërtetë.
Hebrenjve 4:6-9 :
6 Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u qe shpallur lajmi i mirë më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,
7 ai cakton përsëri një ditë: “Sot”, duke thënë, mbas kaq kohe me anë të Davidit: “Sot, në e dëgjofshi zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja”.
8 Sepse, në qoftë se Jozueu do t’i kishte prirë në prehje, nuk do të kishte folur pas kësaj për një ditë tjetër.
9 Mbetet, pra, një prehje shabati për popullin e Perëndisë.
Mateu 11:28 :
‘Ejani tek unë, o të gjithë të mundur dhe të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh’.
Jozueu përfaqësoi hirin ndërsa Moisiu përfaqësoi ligjin.
Jezusi hapi epokën e hirit, e cila pason sundimin e ligjit. Gjoni 1:17. Romakët 8:3-4. Hebrenjve 7:18-19. Galatasve 3:23-25.