Filipi, një dhjak në kishën e Krishtit, predikon Ungjillin në Samari dhe shumë vijnë në besim në Jezus Krishtin. Veprat 8:1-8
Tani ai dërgohet nga engjëlli i Zotit në rrugën drejt Gazas; një vend i shkretë. Qyteti i Gazas u shkatërrua në vitin 96 para Krishtit, mundësisht duke e lënë këtë rrugë të shkretë. Ai i bashkohet karrocës së oborrtarit të Etiopisë së dikurshme ose Kushit, (Nubia e sotme ose Sudani jugor), një zyrtar i barasvlershëm me një ministër i financës.
Ky oborrtar, një eunuk, ishte prozelit, person me origjinë johebre i cili ishte kthyer në Judaizm. Shih Isaia 60:3. Në Jerusalem ai kishte blerë një rrotull që përmbante profecitë e Isaias, dhe tani po kthehej në Etiopi. Ai lexon Isaia 53:7 me zë të lartë. Por ai nuk kupton atë çka po lexon. Fjala e Perëndisë, Bibla, është mjeti i hirit përmes të cilës njerëzit kthehen në besim te Jezu Krishti, (Romakët 10:17). Megjithatë, gjatë leximit të saj, ndriçimi nga Fryma e Shenjtë është i nevojshëm për të kuptuar domethënien e saj.
Filipi, i drejtuar nga Fryma e Shenjtë, shpjegon se ky tekst përshkruan vuajtjen zëvendësuese për ne të Mesias Jezu Krisht. Ai vuajti dhe vdiq si ofertë faji për mëkatet dhe shkeljet e njerëzimit.
Duket se Filipi shton se oborrtari mund të marrë pajtim me Perëndinë duke besuar në Mesian e premtuar dhe duke u pagëzuar. Oborrtari beson me gjithë zemrën e tij, dhe sapo sheh ujra përgjatë udhës, është i zellshëm që të pagëzohet.
Pasi u pagëzua në emrin e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, oborrtari vijon udhën e tij me gëzim!
Kjo histori tregon se pas derdhjes së Frymës së Shenjtë (Veprat 2), Ungjilli shpallet përtej kufijve të tokës së Izraelit. Mateu 18:19.
Psalmi 68:32 :
32 O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit (Sela).
Psalmi 87:3-4 :
3 Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)
4 Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiroja, së bashku me Etiopinë: “Ky ka lindur atje” thonë.
Sofonia 3:10 :
10 Që përtej lumenjve të Etiopisë, adhuruesit e mi, bija e të humburve të mi, do të sjellin ofertën time.
Romakët 10:9-11 :
9 ...sepse po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.
10 Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim...
Zbulesa 7:9-10 :
9 Pas këtyre gjërave, pashë dhe ja një turmë e madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve; këta qëndronin në këmbë përpara fronit dhe përpara Qengjit, të veshur me petka të bardha dhe me palma në duart e tyre.
10 Dhe bërtisnin me zë të madh, duke thënë: ‘Shpëtimi është i Perëndisë tonë që është ulur mbi fron dhe i Qengjit”.