Kthehu te indeksi

Noeu, Predikues i Drejtësisë

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Zanafilla 6:5

Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë.

Teksti i plotë i biblës

Zanafilla 6:5, 2 e Pjetrit 2:5. Zanafilla 6:5 5 Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë. 2 e Pjetrit 2:5 5 ...dhe nuk kurseu botën e lashtë, por ruajti bashkë me shtatë të tjerë, Noeun, predikues të drejtësisë, kur solli përmbytjen mbi botën e të pabesëve.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Në ditët e Noeut, Zoti pa sa e madhe ishte bërë ligësia e racës njerëzore mbi tokë, dhe se gjithkush bënte atë çka ishte në kundërshtim me vullnetin e Tij (Zanafilla 6:5). Ai vendosi ta fshijë racën njerëzore që Ai e kishte krijuar, nga faqja e dheut. Noeu kishte dijeni për këtë gjykim që po afronte. Te 2 e Pjetrit 2:5, Noeu quhet “predikues i drejtësisë”. Kështu, ai i paralajmëroi bashkëkohësit e tij. Kundër papastërtisë së njerëzve, Noeu ruajti drejtësinë e Perëndisë. Nga Ezekieli 33:11, e dimë se Perëndia ‘... nuk kënaqet me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të kthehet nga rruga e tij dhe të jetojë ...’. Mateu 24:37 parashtron një paralel domethënës: “Por ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut (Jezusit)”. Ashtu si qe përmbytja, ardhja e Tij do të jetë e papritur për shumë. Pastaj Ai do të vijë të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?