Gjatë kohës që Gedeoni jetou, Izraeli po kryente “atë që është e keqe në sytë e ZOTIT”. Gjyqtarët 6:1.
Prandaj ZOTI i dorëzoi ata në duart e Midianitëve, të cilët plaçkitin dhe shkatërrojnë vendin çdo vit për shatë vjet. 6“Kështu Izraeli u katandis në një varfëri të madhe për shkak të Midianit dhe bijtë e Izraelit i klithën ZOTIT”. Gjyqtarët 6:6.
Pastaj Ai dërgoi një profet që t’u kujtojë Izraelitëve se Zoti i ka çliruar nga Egjipti dhe u ka dhënë tokën e Kanaanit, dhe se ata nuk duhet ta përbuzin marrëdhënien besëlidhore me Të përmes idhujtarisë. Shih Ligji i Përtërirë 28:15.
Pra, Gedeoni thirret nga Zoti që të çlirojë Izraelin nga duart e Midianit. Ai i thotë Gedeonit: “Po unë do të jem me ty dhe ti ke për t’i mundur midianitët sikur ata të ishin një njeri i vetëm”.
Fillimisht Gedeoni urdhërohet që të shkatërrojë altarin që ati i tij i kishte kushtuar idhullit baal dhe të ndërtojë një altar për Zotin.
Pastaj përgatitet beteja kundër midianitëve. Ushtria e 32.000-ve që Gedeoni mbledh është e shumtë në sytë e Zotit. Izraeli nuk duhet të mund të thoshtë: “Është dora ime që më ka shpëtuar”. Gjyqtarët 7:2. Pas përzgjedhjes, në fund mbetet një ushtri prej 300 burash. Në luginën mes malit Gilboa dhe malit Moreh shtrihet një ushtri e madhe midianitësh dhe amalakitësh, me devetë e tyre, “...të panumërta ishin si rëra që ndodhet në bregun e detit”. Gjyqtarët 7:12.
Kur burrat e Gedeonit të ndarë në tre grupe prej 100, në mesnatë, rrethojnë midianitët dhe i tmerrojnë ata me boritë dhe pishtarët e tyre, me klithmat e luftës dhe zhurmat e enëve që thyeheshin, Zoti i tmerroi aq shumë midianitët sa ata filluan të luftonin kundër njeri-tjetrit dhe të arratiseshin.
28 Kështu Midiani u poshtërua përpara bijve të Izraelit dhe nuk ngriti më kokë; dhe vendi pati paqe për dyzet vjet me radhë, gjatë gjithë jetës së Gedeonit”. Gjyqtarët 8:28.
Pavarësisht fitores, gjyqësia e Gedeonit ka një farë natyre të dyfishtë. Pasi thirret për të qenë gjykatës, ai dyshon nëse Zoti do bëjë ato që ka premtuar. Sidoqoftë, në një farë momenti ai bindet. Pas fitores mbi midianin, Gedeoni e udhëheq popullin prapë përhumbshëm duke bërë një ‘efod’ nga mendja e tij. Ndryshe nga efodi (togë e gjyqtarëve hebrenj) i veshur nga prifti i lartë Aaron (Eksodi 28), ky efod nuk u urdhërua nga Zoti, dhe në kohë u bë një objekt adhurimi që “u shndërrua në lak për Gedeonin dhe shtëpinë e tij”. Gjyqtarët 8:27.
Kisha e Krishtit në kohën tonë ka një betejë frymore kundër gjithë armiqve frymorë të Perëndisë. Edhe në këtë betejë fitorja arrihet me ndihmën e Zotit.
Romakëve 8:31 : 31Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?”.
Romakëve 8:37 : 37Por në të gjitha këto jemi më shumë fitimtarë me anë të atij që na deshi”.