Në ditët e Gedeonit, Izraeli bëri “atë që është e keqe në sytë e ZOTIT” (Gjyqtarët 6:1).
Prandaj ZOTI do t’i dorëzojë ata në duart e midianitëve, të cilët do të kalojnë çdo vit përmes vendit, do të plaçkisin dhe shkatërrojnë për gjashtë vjet me radhë. “Atëherë Izraelitët i thirrën ZOTIT” (Gjyqtarët 6:6). Ai atëherë dërgoi një profet që t’i kujtonte Izraelitët se ZOTI i kishte çliruar nga Egjipti dhe u kishte dhënë tokën e Kanaanit. Ata nuk duhet të përbuznin marrëdhënien e besëlidhjes me Të (Zotin), me idhujtari. Shih Ligji i Përtërirë 28:15.
Atëherë Gedeoni thirret nga ZOTI që të çlirojë Izraelin nga duart e Midianit. Ai i thotë Gedeonit; “Por unë do të jem me ty dhe ti ke për t’i mundur midianitët sikur ata të ishin një njeri i vetëm”. (Gjyqtarët 6:16).
Së pari, Gedeoni udhëzohet të shkatërrojë altarin që ati i tij i kishte kushtuar idhullit baal dhe të ndërtonte një altar të ri për ZOTIN. Pastaj përgatitet beteja kundër midianitëve. Ushtria e 32.000-ve që Gedeoni mblodhi është e shumtë në numër në sytë e ZOTIT. Nuk duhet të ndodhë që Izraeli të mund të thojë: “...dora ime më ka shpëtuar”. (Gjyqtarët 7:2).
Gedeoni duhet t’i kthejë prapa ata që kanë frikë nga beteja. 22.000 burra ikin; 10.000 mbeten në kampin në malin Gilboa. Ishin prapë shumë në sytë e Zotit. Gedeoni duhet t’i sjellë burrat tek ujërat e burimit të Harodit dhe burrat të cilët pijnë ujë prej tij duke e sjellë ujin tek gojët e tyre, ata do të zgjidhen. Një ushtri prej 300 burrash mbetet së fundmi. Një ushtri kaq e vogël duket e pashpresë kundër Midianitëve, por Perëndia është me ta!
Të kuptuarit se është Zoti ai që shpëton është i qartë edhe në jetën e Jonathanit:
6 Jonathani i tha shqytarit të ri: “Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta ZOTI ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon ZOTIN të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz”. 1 Samuelit 14:6
Kisha e Krishtit në kohën tonë ka një betejë frymore kundër gjithë armiqve frymorë të Perëndisë. Në këtë betejë, gjithashtu, fitorja arrihet me ndihmën e Perëndisë.
“...Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?”. Romakët 8:31.