Në kohën e librit të Gjyqtarëve, gjithkush bën atë që është e drejtë në sytë e vet. Edhe sjellja e vetë gjyqtarëve lë shumë për të dëshiruar. Megjithatë, prapë në atë kohë, Zoti, pa tërhequr vëmendjen vërteton mëshirën dhe besnikërinë e Tij ndaj besëlidhjes së Izraelit.
Familja e Elimelekut (‘Zoti im është Mbret’) është larguar nga Bethlehemi (‘shtëpia e bukës’) për në Moabin pagan për shkak të zisë së urisë. Uria ishte shenjë e një mallkimi besëlidhor. (Ligji i Përtërirë 28, 29, 30).
Kur Naomi mbetet vetëm në Moab pas ca kohësh, ajo dëgjon se Zoti po jep bukë sërish për njerëzit. Vargu 6. Atëherë ajo merr kurajo të kthehet në Bethlehem, bashkë me nuset e saj, të cilat janë gjithashtu vejusha.
Sidoqoftë, gjatë rrugës, Naomi përpiqet të bindë Ruthin dhe Orpahën që të kthehen në Moab. Orpaha bindet nga fjalët e Naomit, por Ruthi, në mënyrë mbresëlënëse, i betohet për besnikëri Naomit dhe Zotit.
Fryma e Shenjtë vuri besim dhe dashuri në zemrën e Ruthit për Perëndinë e Izraelit. Ashtu siç kishte ndodhur më parë me Rahabin. (Jozueu 2:6).
Ruthi, e cila ishte fillimisht pagane, ishte e mirëpritur dhe mund të ndante hirin, shpëtimin e Perëndisë së Izraelit. Psalmi 87:5-6 :
5 ‘ Dhe do të thuhet për Sionin: “Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm”.
6 Zoti, duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: “Ky ka lindur atje” (Sela)’.
Kishte armiqësia mes Izraelit dhe Moabit. Ligji i Përtërirë 23:3-6.
Burrat Moabitë ishin përjashtuar nga nënshtetësia e plotë e Izraelit. Megjithatë, një izraelit mund të martohej me një grua moabite, siç bën Boazi. Ruthi 4.
Zgjedhja e Ruthit më vonë vërtetohet të jetë me domethënie të madhe në përgatitjen e ardhjes së “njeriut sipas zemrës së Perëndisë”, Mbretit David.
Pasi Boazi, biri i Rahabit dhe Salmonit (pasardhës së Judës), bëhet me djalë nga Ruthi; Obedi. Obedi bëhet gjyshi i Davidit. Kështu Ruthi moabitja, bëhet nëna paraprirëse e të madhit Birit të Davidit; Jezusi. Shih Mateu 1. Ai është gjyqtari përsosmërisht i drejtë, Mbreti, Mesia.