Naomi dhe Ruthi, nusja e djalit të saj, të dyja të veja, mbërrijnë në Bethlehem në fillimet e të korrave të elbit. Zoti i jep popullit të Tij bukë përsëri!
Në mënyrë që të sigurojnë jetesën e tyre, Ruthi shkon të mbledhë kallinj elbi që korrësit i hedhin fushave. Fushat duket se i përket Boazit, një i afërm gjinor i burrit të vdekur të Naomit. Kur Ruthi kthehet në shtëpi te Naomi, në mbrëmje me kallinjtë, Naomi e informon atë se Boazi është njeri prej shpenguesve. Një shpengues (hebraisht: go’ el) është një i afërm gjinor i cili, pas vdekjes së burrit – nëse nuk ka fëmijë të lindur nga martesa – hyn në (levirat) martesë me vejushën dhe bën një fëmijë me të. Fëmija atëherë konsiderohet si fëmijë i bashkëshortit të vdekur. Në këtë mënyrë ruhet trashëgimia dhe sigurohet pleqërimi i vejushës/të veut të pafëmijë. Boazi – ndryshe nga një i afërm gjinor i përmendur në kapitullin 4 – merr mbi vete përgjegjësinë e shpengimit dhe martohet me Ruthin.
“... dhe Zoti i dha mundësinë të lindë, dhe ajo lindi një djalë” – vargu 13.
Fqinjët të cilët vizitonin Naomin e quajtën nipin e saj Obed, dhe lavdëruan Zotin, i cili i kishte dhënë asaj një shpengues përmes Ruthit.
“Ata thanë: “I lindi një djalë Naomit”. Vargu 17.
Obedi bëhet babai i Isait, atit të Davidit mbretit. Jezus Krishti është “Biri i Davidit”.
Në Bibël, Zoti quhet Shpenguesi. Psalmi 19:15. Jobi 19:25.
Për shembull, kur Izraelitët u skllavëruan në Egjipt, Perëndia u ngrit si Go’eli i tyre që t’i shpengojë dhe t’u japë atyre një trashëgimi në Tokën e Premtuar.
Ati e jep Birin e Tij Jezus Krishtin si Shpengues.
Shpengimësia në Izrael ishte një parafytyrim i kësaj. Jezusi “... jep frymën e tij si shpërblesë për të shumtët” Mateu 20:28 .
Ai u bë i “afërm gjaku” për ne duke u bërë njerëzor si Biri i Perëndisë; familja e Adamit dhe pasardhësve të tij. Kështu Ai u bë Shpenguesi i cili pagoi mëkatin borxh të botës.
“Sepse Perëndia e deshi aq botën sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme”. Gjoni 3:16.