Izraelitët kanë hyrë në tokën e premtuar të Kanaanit dhe po pushojnë pas betejës. Fiset vendosen në copat e tokës që iu janë caktuar. Trashëgimia e fisit të Levit nuk është një copë tokë, por vetë Perëndia, priftërimi për Të. Levitëve u caktohen në total 48 qytete, prej të cilave 6 qytete strehimi. Këto qytete janë të shpërndara në mënyrë të përpjesshme përgjatë vendit.
Në Eksodin 21, gjatë largimit nga Egjipti, është bërë marrëveshja paraprake që nëse dikush vret fqinjin e tij pa dashje, ai/ajo mund të arratiset tek altari (afër tabernakullit) që të jetë i sigurt nga hakmarrësi i gjakut. Altari është vendi ku vendimi me vdekje për mëkatarët fajtorë kryhet me sakrifica flijimi.
Pas hyrjes në Kanaan, kjo strehimi zgjerohet me 6 qytete strehë, në mënyrë që të jenë në total 7 ‘vende strehimi’ për njerëzit që – pa dashje – janë fajtorë për vdekjen e dikujt.
Qyteti strehë është një tip parafytyrimi i Krishtit, tek i cili çdo mëkatar duhet të strehohet. Krishti është Streha tek i Cili çdo mëkatar, fajtor pa dashje apo me mëkat vullnetar, mund të arratiset, me pendim. Çdo besimtar në Krishtin është “në Të”. Romakëve 6. Filipianëve 3:9.
Çdo qytet strehimi është qartësisht i dukshëm, mbi një mal. Jezusi po ashtu i quan ndjekësit e Tij – Përbashkësinë e Krishterë – “një qytet mbi një mal”; drita e botës.
Në këtë qytet, si në qytetet strehimi të Ligjit të Përtërirë, ka njohje të vullnetit të Perëndisë; dritë Hyjnore.
Ky “qytet” është selia e qeverisë së Perëndisë, Mbretërimi i Tij, dhe është parafytyrim i Jerusalemit qiellor. Krishti duke ofruar gjakun e Tij, ka hapur dyert e strehës qiellore për ata që besojnë në Të.
Emrat e 6 qyteteve strehimi kanë domethënie të pasura. Ato i referohen Krishtit:
“Kedesh” do të thotë ‘i shenjtë’, dhe ‘streha jonë është Jezusi i Shenjtë’, ‘shpatull”, dhe qeverisja është mbi supet e Tij.
“Hebron” do të thotë “vëllazëri”, dhe besimtarët janë të thirrur të kenë vëllazëri me Krishtin Jezus Zotin tonë.
“Bezer” do të thotë “fuqi”, sepse ai është fuqi për të gjithë ata që ndërtojnë mbi Të.
“Ramoth” do të thotë “i lartë ose i lartësuar”, pasi Perëndia e ka lartësuar Atë në krahun e tij të djathtë.
“Golan” do të thotë “gëzim ose ngazëllim”, sepse në Të të gjithë shenjtërit janë të drejtësuar, dhe në Të ata do të përlëvdohen. (Matthew Henry: Ekspozim i Dhiatës së Vjetër dhe të Re).
Shih edhe: Eksodi 21:13, Numrat 35:6, Ligji i Përtërirë 4:41-43, Ligji i Përtërirë 19:1-2.