Samueli është një figurë tranzicioni (ose e ndërmjetshme); ai është i fundit ndër gjykatësit, dhe i pari profet në një moshë në të cilën profetët pasojnë njëri-tjetrin. Ai krijon hallkën lidhëse midis kohës së gjyqtarëve dhe mbretërve. Lindja e veçantë e Samuelit shënon përcaktimin hyjnor të shërbesës profetike.
Gjatë periudhës së jetës së Samuelit, Perëndia ushtron autoritetin e Tij mbretëror duke themeluar shtëpinë e Mbretit David dhe duke zgjedhur Sionin (Jerusalemin), si vendndodhjen (selinë) e Tempullit. Samueli luan një rol të rëndësishëm në jetën e mbretërve Saul dhe David.
Profetësimi dhe mbretërimi (ose shërbesat profetike dhe mbretëruese) janë të lidhura në Izrael; është e vërtetë se Perëndia e lejon Izraelin të ketë një mbret njerëzor, me kusht që mbreti t’i nënshtrohet Fjalës së Perëndisë, siç transmetohet nga profetët.
1 i Samuelit 1 përshkruan shterpësinë e Anës, lutjen dhe zotimin e saj, përgjigjen speciale të lutjes së saj përmes lindjes së Samuelit, dhe mirënjohjen e saj në përmbushjen e zotimit të saj. Perëndia krijon një fillim të ri ku mundësitë njerëzore përfundojnë plotësisht.
1 i Samuelit 2 përmban himnin e Anës, në të cilin ajo pranon dhe lavdëron mbretërimin e Perëndisë, i cili shfaqet në gjithëfuqinë e Tij, në besnikërinë dhe zemërgjerësinë hyjnore. Tema në librat 1 dhe 2 të Samuelit: Perëndia është besnik ndaj premtimeve të Tij, pavarësisht pabesisë së udhëheqësve shpirtërorë dhe politikë. Në vend të Elit do të jetë Samueli, dhe në vend të Saulit do të jetë Davidi.
Piktura tregon Anën dhe Elkanahun që po ngjiten bashkë me Samuelin në tempullin e Shilohut. Vitet e para të jetës së tij ai u ushqeu me gji nga Ana. Tani, në përputhje me zotimin e Anës që t’ia dorëzojë atë Zotit, ai “sillet para Zotit që t’i bindet Atij përgjithmonë”. 1 i Samuelit 1:22.
Ana duhet t’i ketë mësuar në shtëpi Samuelit që ‘t’i përulet Zotit’ . Kur ai arrin në Shiloh, ai i përulet ZOTIT.