Kthehu te indeksi

Arka mbyllet

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Zanafilla 7:21

Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë; zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.

Teksti i plotë i biblës

Zanafilla 7:15-21. 15 Ata erdhën te Noeu në arkë, dy nga dy, prej çdo mishi që ka frymë jete; 16 hynë, mashkull e femër, nga çdo mish, ashtu si Perëndia e kishte porositur Noeun; pastaj ZOTI i mbylli brenda. 17 Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë; dhe ujërat u rritën dhe e ngritën arkën lart mbi tokë. 18 Ujërat u shtuan dhe u rritën shumë mbi tokë, arka pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave. 19 Dhe ujërat u shtuan me forcë të madhe mbi tokë; të gjitha malet e larta që ndodheshin nën tërë qiellin u mbuluan. 20 Ujërat u ngritën pesëmbëdhjetë kute mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre. 21 Kështu u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë; zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Pasi Noeu dhe familja e tij kishin hyrë në Arkë, Perëndia mbylli derën prapa tyre. Të gjitha krijesat jashtë Arkës, ‘21 ... u shuan të gjitha llojet e mishit që lëviznin mbi tokë; zogjtë, bagëtia, bishat, rrëshqanorët e çdo lloji që zvarriteshin mbi tokë dhe tërë njerëzit.’ Përfytyroni tmerret e atij momenti. Mateu 24:37: “Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut”. Kushdo që nuk beson në Arkën e Shpëtimit – Jezusin, do të përfundojë në errësirë. Jashtë, ku do të ketë ‘vajtime dhe kërcitje dhëmbësh’. Ashtu si ardhja e papritur e përmbytjes, ardhja e dytë e Jezusit do të jetë e papritur për shumicën. Kështu, piktura përmban një paralajmërim urgjent që të ‘hyni në Arkë’ sa ka ende kohë. Ungjilli i fton ende të gjithë me ngrohtësi që të veprojnë kështu.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?