Tek 1 Samuelit 9, profeti Samuel vajos Saulin që të jetë mbret mbi Izraelin. Por Saul nuk i bindet Perëndisë; nuk sillet si mëkëmbës nën Perëndinë. Si rrjedhojë, hidhet poshtë nga Perëndia.
23 ... Duke qenë se ke hedhur poshtë fjalën e ZOTIT, edhe ai të ka hedhur poshtë si mbret”. 1 Samuelit 15:23.
Tek 1 Samuelit 16, Samueli dërgohet nga Perëndia në Bethlehem që të vajosë Davidin, djalin e vogël të Jeseut. Jeseu është nipi i Boazit dhe Ruthit.
Bethlehemi ndodhet në zonën tribale të judës. Ati i Judës, Jakobi, e kishte bekuar Judën me fjalët e mëposhtme:
“10 Skeptri nuk do t’i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu; dhe atij do t’i binden popujt”. Zanafilla 49:10.
Tani, ky bekim, ky premtim i Perëndisë po përmbushet në Davidin.
“22 Gjeta Davidin, birin e Jeseut, burrë sipas zemrës sime, i cili do të bëjë të gjitha vullnetet e mia”. Veprat 13:22.
Por është ende një përmbushje e përkohshme. Mbretërimi i Davidi parafytyron mbretërimin e Mesias; Jezusit, Bir i Davidit. Mateu 1.
Davidi është bari. Ai vajoset mbret për të çobanisur popullin e tij.
Profeti Ezekiel profetizoi (shumë kohë pas vdekjes së Davidit):
“23 Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t’i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t’i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.
24 Dhe unë, ZOTI, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im David do të jetë princ në mes tyre. Unë, ZOTI, fola”. Ezekieli 34:23-24.
Në këtë profeci bariu quhet David, që do të thotë një pasardhës i Davidit, sipas premtimit prej 2 Samuelit 7:16 :
“16 Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qëndrueshme përgjithnjë para meje dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm përgjithnjë”.
Kjo profeci përmbushet në Jezusin, Bariun – Mbret. Te Gjoni 10 Jezusi, Biri i Davidit, e quan vetveten Bariu i Mirë, i cili jep jetën e Tij për delet e Tij. Shih edhe Isaia 40:11.
Jezusi do të mbretërojë përgjithmonë:
“32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Më të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij;
33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur”. Luka 1:32-33. Shih edhe Isaia 55:4.
Jezusi gjithashtu e quan Vetveten Biri i Davidit dhe Zot:
“35 Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: “Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit?
36 Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: “Zoti i tha Zotit tim: “Ulu në të djathtën time, derisa t’i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua”.
37 Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?”. Dhe turma e madhe e dëgjonte me ëndje. Marku 12:35-37.
Jezusi e quan Veten Origjina e Pasardhësve të Davidit:
“16 Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim që t’ju dëshmojë këto gjëra për kishat. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit”. Zbulesa 22:16.