Ndëshkimi i mbretit David nga profeti Nathan pason mëkatet e Davidit për kurorëshkelje me BathSheban dhe vrasjen e burrit të saj Uriah. Shih 2 Samuelit 11.
Pozicioni i Davidit si i zgjedhuri i Perëndisë dhe mbreti i vajosur i Izraelit, i bën këto mëkate shumë serioze. Davidi jo vetëm që jep shembull negativ për popullin e tij, por ai u jep dhe armiqve të tij një arsye për të blasfemuar emrin e Zotit. Perëndia ka qenë gjithmonë me Davidin dhe e ka bekuar atë, por pavarësisht kësaj, Davidi tani vepron kundër vullnetit dhe urdhërimeve të Tij .
Profeti Nathan vjen te pallati i Davidit dhe i paraqet një çështje atij. Mbreti ndonjëherë vepron si gjykatës. Pasi Nathani i tregon historinë për njeriun e pasur dhe atë të varfër, Davidi zemërohet me njeriun e pasur dhe deklaron gjykim kundër tij, duke thirrur emrin e Perëndisë. Atëherë, historia e Nathanit kthehet në profeci në formën e një shëmbëlltyre; ‘njeriu i pasur’ në historinë e Nathanit i referohet vetë Davidit: ‘Ti je ai njeri!”.
Nathani atëherë i drejtohet Davidit në Emër të Perëndisë, duke e akuzuar se ishte mosmirënjohës, i pabesë dhe i pabindur, dhe i thotë atij cili do të jetë ndëshkimi i Perëndisë për mëkatet e tij. Mëkatet ishin bërë në fshehtësi, por ndëshkimi për mëkatin do të pasojë në mënyrë publike.
Reagimi i Davidit tregon se ai është sinqerisht dhe thellësisht i ndërgjegjshëm për fajin e tij:
13 Atëherë Davidi i tha Nathanit: “Kam mëkatuar kundër Zotit” (vargu 13).
Davidi meritonte dënimin me vdekje, por Perëndia u tregua i mëshirshëm ndaj tij. Do të ketë pasoja për mëkatet e tij: shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia e Davidit. Gjithashtu, fëmija që lindi Bathsheba do të vdesë. Disa shkollarë e shohin përmendjen e kompensimit të katërfishtë si referencë për katër fëmijët e Davidit që vdiqën: fëmija i parë i Bathshebas, Amnoni, Absalomi dhe Adonijah.
Psalmi 51 është psalmi pendimtar që shpreh pendimin e Davidit:
1 Ki mëshirë për mua, o Perëndi,
sipas mirësisë sate; për dhembshurinë
e madhe që e, fshiji të ligat që
të kam bërë.
2 Më pastro tërësisht nga paudhësia
ime dhe më pastro nga mëkati im.
3 Sepse i pranoj të ligat që kam bërë
dhe mëkati im më rri gjithnjë
përpara.
4 Kam mëkatuar kundër teje, vetëm
kundër teje, dhe kam bërë atë që
është e keqe në sytë e tu, me qëllim që ti
të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm
kur gjykon.
5 Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi
dhe nëna ime më ka ngjizur në mëkat.
6 Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në
thelb, dhe më mëson urtësinë në
fshehtësinë e zemrës.
...Të tjera
Në shumë mënyra, mbreti David ishte një parafytyrim i Birit të Davidit, Mbretit Jezus, Mesia i Izraelit. Zoti ishte me Davidin, dhe mbretërimi i tij ishte i drejtë në shumë drejtime. Prapë se prapë, ai u zbulua mëkatar dhe një njeri i gabueshëm, ndryshe nga Mesia, Jezus:
2 e Korintasve 5:19-21:
19 “sepse Perëndia ishte në Krishtin duke pajtuar botën me veten e tij, pa ua llogaritur atyre fajet e tyre dhe vuri ndër ne, si shërbesë, fjalën e paqtimit.
20 Jemi, pra, ambasadorë të Krishtit, sikur Perëndia t’ju lutej nëpërmjet nesh; ju lutemi në vend të Krishtit: Pajtohuni me Perëndinë!
21 Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të”.
Efesianëve 5:15-17 :
15 Shikoni, pra, si të ecni me kujdes, jo si të marrët, por si të çmendurit,
16 duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të liga.
17 Prandaj, mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit.