Si Moisiu, Davidi është bari për njëfarë kohe, në përgatitje për udhëheqësi mbi popullin e Izraelit. Mënyra se si Davidi përmbush çobaninë e tij është e qartë nga çka i thotë Saulit për të te 1 Samuelit 17:33-37; ai rrezikon jetën e tij për delet e tij, dhe me ndihmën e Zotit ai mund luanin dhe ariun. Në këtë mënyrë ai është një parafytyrim i Jezusit, Bariut të Mirë, i cili jep jetën e Tij për delet e Tij. Gjoni 10:11.
Davidi i bie harpës dhe këndon. 1 Samuelit 16:18.
Libri i psalmeve përmban 72 psalme që i shkruajti ai. Një shembull i duhur është psalmi 23, i cili ka temën: “ZOTI është Bariu im”. Besimi te bariu nuk është naiv e as i lehtë. Por është njohja dhe ndjekja e ZOTIT personalisht, edhe në rrezik vdekjeje të vërtetë.
Disa psalme shprehin mirënjohje për çlirim nga rreziku, vuajtja dhe shqetësimi. Në psalmin 22:21 Davidi lutet: ‘Shpëtomë nga gryka e luanit...’. Psalmi 22 është një psalm mesianik, në të cilin profetizohen vuajtjet e Krishtit.
Profeti Ezekiel shpall se një Bari nga gjinia e Davidit do të ngrihet që të çobanojë popullin. (Ezekieli 34:23). Metaforat e Zotit si Bari i individit dhe e Davidit si Bari i popullit vijnë bashkë në Jezusin, i cili është si Zot edhe njeri. Gjoni 10:14. Ai, Krishti, është Bariu i Mirë, i cili ruan shpirtrat e besimtarëve. 1 Pjetrit 2:25.
1 Pjetrit 5:8
8 Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.
Hebrenjtë 13:20-21
20 Dhe Perëndia i paqes, që e nxori lart prej së vdekurish, me anë të gjakut të besëlidhjes së përjetshme, Bariun e madh të dhenve, Zotin tonë Jezu Krisht.
21 Ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij, përmes Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amen.