Pas vdekjes së mbretit, biri i tij Salomoni u bë mbret në vendin e tij. 1 i Mbretërve 2.
Kjo tregon besnikërinë e Perëndisë ndaj premtimit të besëlidhjes ndaj Davidit (2 i Samuelit 7:12-17). Salomoni e njeh ZOTIN si Ai që i dha mbretërinë. Në një ëndërr ZOTI i zbulon Vetveten Salomonit dhe e pyet Salomonin se çfarë dëshiron që t’i japë. Salomoni kërkon që t’i japë një zemër të zgjuar, që të mund të gjykojë popullin dhe të dallojë mes të mirës dhe të keqes. 1 i Mbretërve 3:9.
Perëndia i jep atij një zemër të zgjuar e mirëkuptuese dhe premton t’i japë atij pasuri dhe nder.
Urtësia e Salomonit menjëherë sprovohet.
Dy prostituta vijnë tek ai dhe i paraqesin një rast të cilin ai duhet ta gjykojë. Të dyja gratë kanë lindur fëmijë. Njëra prej tyre, aksidentalisht është shtrirë mbi fëmijën duke i shkaktuar mbytjen. Megjithatë, ajo fshehurazi shkëmbeu fëmijën e saj me atë të gjallë të gruas tjetër. Të dyja gratë thonë: “i gjalli është biri im”.
Kur mbreti urdhëron që fëmija i gjallë të ndahet më dysh, e secila gjysmë t’i jepet secilës prej grave, nëna e vërtetë e fëmijës së gjallë përgjëron mbretin të mos e vrasë fëmijën në asnjë mënyrë, por t’ia japë gruas tjetër. Gruaja tjetër thotë, “Prite më dysh”.
Ky moment paraqitet në pikturë.
Mbreti atëherë thotë, “të mos vritet”, dhe ia kthen djalin nënës së tij.
Gjykimi i zgjuar në këtë çështje përshkruhet te 1 i Mbretërve 4:29-34. Ai përmendet si autori i librave të Biblës Fjalët e Urta, Predikuesi dhe Kënga e Këngëve.
Te Mateu 12:42 Jezusi thotë: “... dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni”. Ai nënkupton Veten e Tij. Salomoni ishte një parafytyrim i Mesias, Jezusit. Por Salomoni më vonë do të braktiset në marrëzi kur i lejon vetes të joshet nga idhujtaria e shumë grave të tij.
Te Mbreti Jezus, urtësia hyjnore dhe drejtësia banojnë përgjithmonë, siç mund të shihet nga tekstet që vijojnë:
Luka 1:32:
“32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Më të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij, 33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur”.
Isaia 11:2:
“2 Fryma e ZOTIT do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës së ZOTIT”.
Fjalët e Urta 8:14-15:
“14 Mua më takon këshilla dhe maturia e vërtetë; unë jam mençuria, mua më përket forca.
15 Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë”.
Isaia 42:3-4:
“3 ... do ta paraqesë drejtësinë sipas të vërtetës. 4 Ai nuk do të ligështohet dhe nuk do të shkurajohet, derisa të vendosë drejtësinë mbi tokë...”.
Jeremia 17:10:
“10 Unë ZOTI, hetoj zemrën, vë në provë veshkat, për t’i dhënë secilit sipas rrugëve të veta, sipas frytit të veprimeve të tij”.
2 e Korintasve 5:10 :
“10 Sepse ne të gjithë duhet të shfaqemi para selisë së gjykatës së Krishtit, që secili të marrë shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirë apo nv të keq”.
Veprat e Apostujve 10:42:
“42 Dhe na urdhëroi t’i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar gjykatës të të gjallëve dhe të të vdekurve. 43 Për të dëshmojnë të gjithë profetët, se me anë të emrit të tij merr faljen e mëkateve kushdo, që beson në të”.
Besimtarët mund të përfitojnë urtësinë e Tij:
1 e Korintasve 1:30:
“30 Dhe prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili u bë për ne urtësi prej Perëndisë, drejtësi dhe shenjtërim dhe shpengim...”.
Efesianëve 1:17-18:
“17 ...që Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, t’ju japë juve frymën e urtësisë dhe të zbulesës, në njohuritë e tij, 18 dhe t’ju ndricojë sytë e mendjes suaj, që të dini se cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cila është pasuria e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët”.
Luka 21:14:
“ 14 Të vini pra, në zemrën tuaj që të mos shqetësoheni që më parë se si do të përgjigjeni, 15 sepse unë do t’ju jap gojë e urtësi të atillë të cilën të gjithë kundërshtarët tuaj nuk do të jenë në gjendje të flasin kundër ose t’i rezistojnë”.
Veprat e Apostujve 6:10:
“ 10...por nuk mund t’i bënin ballë urtësisë dhe frymës me anë të të cilës ai fliste”.
Zbulesa 19:1:
“ 1 Dhe pas këtyre dëgjova zërin e madh të një turme të shumtë në qiell, duke thënë: ‘Aleluja! Shpëtimi dhe lavdia dhe nderimi dhe fuqia i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, 2 sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij!...”.