Nikodemi, një burrë prej Farisenjve, anëtar i Këshillit të Lartë Judeas (Sanhedrinit) e sheh Jezusin si mësues / profet të dërguar nga Perëndia, i cili kryen shenja të veçanta.
Farisenjtë (Të veçuarit) njihen në kohën e Jezusit për interpretimin dhe praktikimin e tyre të ngurtë e rigoroz të ligjit të Moisiut. Nikodemi fillon duke thënë: “Ne e dimë ...”.
Ai “beson” te Jezusi për shkak se ai shikon shenjat. Gjoni 2:23. Ai mendon se sheh Mbretërinë e Perëndisë. Megjithatë, është një besim pa thellësi e jetëgjatësi, si tregohet në vazhdim.
Përgjigja e Jezusit tregon se vizioni i vërtetë i Mbretërisë së Perëndisë është i mundshëm vetëm nëse një person “lind sërish”. Ai pastaj shpjegon se çfarë sjell kjo lindje e re.
Fjalët e Jezusit ngrenë pyetje të reja për Nikodemin: ‘Si mundet ...? Këtu tregohet padija e tij. Ai mund ta dinte nga Dhiata e Vjetër se çfarë donte të thoshte Jezusi. Për shembull, Ezekieli 36:25-27 thotë:
25 Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësitë tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj.
26 Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemrën prej mishi.
27 do të vë brenda jush Frymën tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni dekretet e mia.
Jezusi pra bën një pyetje ballafaquese: “A je ti mësuesi i Izraelit, dhe a nuk i di ti këto gjëra?”.
Ashtu si Nikodemi, Ai përdor fjalët “Ne e dimë ...”. Ai i referohet zbritjes së Tij qiellore dhe se Ai flet për llogari të Perëndisë Atë. Jezusi është Mësuesi i vërtetë i Izraelit.
Pastaj Ai flet për qëllimin e misionit të Tij: Biri i Njeriut (krahaso Danieli 7:13-14) duhet të lartësohet ashtu si Moisiu ngriti gjarprin prej bronzi në shkretëtirë. Numrat 21:9. Lartësimi i referohet kryqëzimit të Tij.
Jezusi i përgjigjet pyetjes së Nikodemit: ‘Si mund të lind sërish një njeri?’, në mënyrën si vijon:
“Kushdo që beson në Birin e Njeriut (Jezusin) ka jetën e përjetshme”.
16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.
Detyra e njeriut nuk është: të lindë sërish, por: të besojë në Birin e Perëndisë, Jezusin.
Nëse dikush beson, ai/ajo mund të kuptojnë se ai/ajo ka lindur sërish – nga Fryma e Shenjtë.
56 ... sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtrat e njerëzve, po për t’i shpëtuar”. Luka 9:56.
Kushdo që nuk beson në Jezusin është tashmë i dënuar për këtë arsye. (Vargu 18). Arsyeja për mosbesim është se dikush nga natyra, preferon errësirën ndaj dritës. Ai nuk vjen te Drita, te Jezusi, me qëllim që ‘veprat e tij të liga’ të mos shfaqen.
Te kapitulli 3:36, Gjoni pohon:
36 Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme, por ai që nuk i bindet Birit, nukdo të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të”.
Te Gjoni 7:50-51, Nikodemi kundërshton dënimin e Jezusit, pa u marrë në pyetje së pari.
Dhe pasi Jezusi ‘ngrihet’ në kryq, nikodemi vjen ta nderojë:
39 Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzjerje prej mirre dhe aloeje, prej rreth njëqind librash. Gjoni 19:39.
-