Kthehu te indeksi

Pëllumbi rikthehet

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Zanafilla 8:11

Dhe pëllumbi u kthye tek ai aty nga mbrëmja; dhe ja, ai kishte në sqep një gjethe ulliri të këputur të njomë; kështu Noeu kuptoi se ujërat ishin tërhequr nga toka.

Teksti i plotë i biblës

Zanafilla 8:8-12 8 Pastaj lëshoi pëllumbin për të parë nëse ujërat ishin pakësuar mbi sipërfaqen e tokës. 9 Por pëllumbi nuk gjeti dot vend ku të mbështeste këmbën e vet dhe u kthye përsëri në arkë, sepse kishte ende ujëra mbi sipërfaqen e tërë tokës; dhe ai shtriu dorën, e kapi dhe e tërhoqi brenda arkës. 10 Priti atëherë shtatë ditë të tjera, pastaj e dërgoi përsëri pëllumbin jashtë arkës. 11 Dhe pëllumbi u kthye tek ai aty nga mbrëmja; dhe ja, ai kishte në sqep një gjethe ulliri të këputur të njomë; kështu Noeu kuptoi se ujërat ishin tërhequr nga toka. 12 Atëherë priti shtatë ditë të tjera, pastaj e lëshoi jashtë pëllumbin, por ky nuk u kthye më tek ai.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Pas përmbytjes kur ujërat u pakësuan, Noeu lëshoi pëllumbin jashtë që të fluturonte. Kur pëllumbi u rikthye me një gjelle të freskët të një peme ulliri, Noeu e kuptoi se toka ishte tharë. Gjykimi kish përfunduar; paqja (me Perëndinë) kishte ardhur. Dega e ullirit ishte bërë simbol i shpresës dhe paqes. Gjon pagëzori e pa Frymën të zbriste nga qielli në formën e një pëllumbi dhe e pa të ulej e qëndronte mbi Jezusin. (Gjoni 1).

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?