Kthehu te indeksi

Betesda

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Gjoni 5:8

8 Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!”.

Teksti i plotë i biblës

Gjoni 5:2 – 10 2 Tani në Jerusalem, afër Portës së Dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda dhe ka pesë hyrje. 3 Në to dergjeshin një numër i madh të sëmurësh; të verbër, të çalë dhe ulokë, të cilët prisnin lëvizjen e ujit. 4 Sepse një engjëll, në një kohë të caktuar, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte pas lëvizjes së ujit shërohej nga çfarëdo sëmundjeje që të kishte. 5 Dhe aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh. 6 Jezusi duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: “A dëshiron të shërohesh?”. 7 I sëmuri u përgjigj: “Zot, unë s’kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje”. 8 Jezusi i tha: “Çohu, merr vigun tënd dhe ec!”. 9 Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte shabat. 10 Prandaj judenjtë i thanë atij që u shërua: “Është shabat; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun!”.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Një njeri i sëmurë, tridhjetetetë vjet invalid, ishte shtrirë në shtratin e tij afër pishinës së Betesdës. Ai nuk kish askënd që ta ndihmonte që të shërohej. ‘Nuk kam askënd...’ vargu 7. Atëherë Jezusi i tha atij: ‘Ngrihu, merre vigun tënd dhe ec!’.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?