Kthehu te indeksi

Shërimi i të demonizuarit

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Marku 1:25-26

25 Dhe Jezusi e qortoi duke thënë: “hesht dhe dil prej tij!”. 26 Dhe fryma e ndyrë, pasi e përpëliti, dhe, si lëshoi një britmë të madhe, doli prej tij.

Teksti i plotë i biblës

Mark 1:23 – 27 23 Dhe në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë, 24 duke thënë: “Mjerë! Çka midis nesh dhe teje, o Jezus nazarenas? A erdhe të na shkatërrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë”. 25 Dhe Jezusi e qortoi duke thënë: “hesht dhe dil prej tij!”. 26 Dhe fryma e ndyrë, pasi e përpëliti, dhe, si lëshoi një britmë të madhe, doli prej tij. 27 Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë saqë pyesnin njëri – tjetrin duke thënë: “Ç’është kjo? Çfarë doktrinë e re qenka kjo? Ky i urdhëruaka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe i binden”.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Menjëherë pasi u pagëzua nga Gjon Pagëzori, Jezusi ndihet i shtyrë nga Fryma e Shenjtë në shkretëtirë, për t’u sprovuar – sulmuar nga djalli. Megjithatë, Jezusi i reziston tundimeve të djallit; kurthet e djallit nuk e prekën dot Atë. Menjëherë më pas, Jezusi fillon predikimin e Ungjillit të Mbretërisë së Perëndisë. Ai jep mësim në sinagogën e Kapernaumit. Ndërsa ai po e bën këtë, një frymë e ndyrë shfaqet, duke ulëritur me zë të lartë. Në këtë rast Jezusi vërteton edhe një herë se ka autoritetin mbi fuqitë e djallit dhe e shëron njeriun prej tyre.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas