Gospelimages (Imazhe Ungjilli) është i përkushtuar për përhapjen e mesazhit Biblik sa më gjërësisht që të jetë e mundur përmes pikturave, por jo për arsye përfitimi. Përmes dyqanit të web-it është e mundur të blihen riprodhime të cilësisë së lartë në kanavacë të pikturës së zgjedhur. Të gjitha të ardhurat nga të drejtat do të jenë të disponueshme tek GlobalRize, “duke tejshkuar botën për Krishtin online”. www.globalrize.org Ju po largoheni nga website-i.
Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Marku
5:32-34
32 Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që e bëri këtë.
33 Por gruaja, e frikësuar e duke u dridhur, ngaqë dinte se ç’i kishte ndodhur, erdhi dhe I ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.
34 Por ai i tha: “Bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!”.
Teksti i plotë i biblës
Marku 5:21-43.
21 Dhe kur Jezusi kaloi përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroi në breg të detit.
22 Atëherë erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra te këmbët,
23 dhe iu lut me të madhe, duke thënë: “Ime bijë është duke mbaruar; eja, vëri duart mbi të që të shpëtohet dhe të jetojë!”.
24 Dhe shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.
25 Tani një grua, që kishte një rrjedhje gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh
26 dhe që kishte vuajtur shumë nga mjekë të ndryshëm, duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,
27 kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e tij,
28 sepse thoshte: “Nëse vetëm prek rrobën e tij, do të shërohem”.
29 Dhe menjëherë iu tha burimi i gjakut të saj dhe ajo kuptoi në trupin e vet se u shërua nga sëmundja.
30 Por menjëherë Jezusi, duke kuptuar në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës dhe tha: “Kush m’i preku rrobat?”.
31 Dhe dishepujt e vet i thanë: “A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: “Kush më preku?”.
32 Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që e bëri këtë.
33 Por gruaja, e frikësuar e duke u dridhur, ngaqë dinte se ç’i kishte ndodhur, erdhi dhe I ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.
34 Por ai i tha: “Bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!”.
35 Ndërsa ai ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës, duke thënë: “Jot bijë ka vdekur; pse e bezdis ende Mësuesin?”.
36 Por Jezusi, sapo e dëgjoi fjalën, që u tha, i tha kryetarit të sinagogës: “Mos ki frikë, vetëm beso!”.
37 dhe nuk lejoi që ta shoqëronte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.
38 Dhe erdhi në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin e ulërinin me të madhe.
39 Hyri dhe u tha atyre: “Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle”.
40 Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e fëmijës dhe ata që qenë me të, dhe hyri atje ku qe shtrirë fëmija.
41 E mori, pra, për dore fëmijën dhe i tha: “Talitha kumi”, që e përkthyer do të thotë: ‘Vajzë, po të them ty: Ngrihu!”.
42 Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo në fakt ishte dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me një habi të madhe.
43 Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t’i jepnin asaj të hajë.
Mbi pikturën
Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Jairi i përgjërohet Jezusit të vejë te shtëpia e tij ku vajza e tij dymbëdhjetë vjeçare është tejet e sëmurë. Ndërkohë, një grua në mënyrë të fshehtë prek cepin e rrobës të Jezusit. Ajo beson se edhe vetëm nga prekja e rrobës së tij, ajo do të shërohet.
Shumë në turmë po shtynin dhe dyndeshin rreth Jezusit, por jo qëllimisht. Ajo e preku qëllimisht Atë, në besim, dhe u shërua.