Kthehu te indeksi

Udhëtimi për në Emaus

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Luka 24:30-31

Dhe ndodhi që kur ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.

Teksti i plotë i biblës

Luka 24:28-30 28 Kur iu afruan fshatit për ku po shkonin, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje. 29 Por ata e detyruan duke thënë: “Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron”. Edhe ai hyri që të rrinte me ta. 30 Dhe ndodhi që kur ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Pasi Ai u ringjall nga të vdekurit, Jezusi iu shfaq disa herë dishepujve të Tij. Dy burra, në rrugën për në Emaus, një qytet i vogël, njëmbëdhjetë kilometër larg Jerusalemit, janë akoma të pasigurt se çfarë i ka ndodhur Jezusit pas kryqëzimit dhe vdekjes. Ata diskutojnë për ngjarjet e fundit. Atëherë Jezusi bashkohet me ta në bisedën e tyre, por ‘nuk i la ata që ta njihnin’ – vargu 16. Jezusi atëherë shpjegon: “26 A nuk duhej që Krishti të vuajë dhe të hyjë në lavdinë e tij?”. 27 Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat, që i takonin atij. Ndërsa po i afrohen fshatit, Jezusi pranon ftesën e tyre që të qëndrojë me ta. Kur hanë darkë, Ai merr bukën, falënderon, e thyen dhe fillon t’ua japë atyre. ‘Atëherë sytë e tyre u hapën dhe ata e njohën Atë, dhe Ai u zhduk nga shikimi i tyre’. Në atë moment ata kuptuan se Ai ishte ringjallur në të vërtetë!

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?