Kthehu te indeksi

Një njeri i paralizuar zbritet përmes çatisë

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Luka 5:18-19

18 Dhe ja, disa burra po sillnin mbi një vig një njeri i cili ishte i paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij. 19 Dhe, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmes tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.

Teksti i plotë i biblës

Luka 5:17 – 26 17 Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi ishte duke mësuar, ishin të pranishëm, ulur, farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë dhe të Judesë, dhe nga Jerusalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, për t’i shëruar. 18 Dhe ja, disa burra po sillnin mbi një vig një njeri i cili ishte i paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij. 19 Dhe, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmes tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit. 20 Dhe, duke parë besimin e tyre, i tha atij: “Njeri, mëkatet e tua të janë falur”. 21 Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: “Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t’i fali mëkatet, përveçse Perëndia?”. 22 por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, duke përgjigjur u tha atyre: “Ç’po arsyetoni në zemrat tuaja? 23 Çfarë është më e lehtë, të thuhet: “Mëkatet e tua të janë falur”, apo të thuhet: “Çohu dhe ec”? 24 Por që të dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”. 25 Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë. 26 Dhe të gjithë u mahnitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, u mbushën me frikë, dhe thoshin: “Sot pamë gjëra të pabesueshme”.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Shokët e njeriut të paralizuar u përpoqën ta çonin te Jezusi që të shërohej, por për shkak të turmës ata nuk gjetën dot rrugë. Pastaj ata u ngjitën në çati dhe e zbritën përmes tjegullave në mesin e turmës, pikërisht përpara Jezusit. Ky ishte një akt besimi. 20 Dhe, duke parë besimin e tyre, i tha atij: “Njeri, mëkatet e tua të janë falur”. Pas kësaj ai e shëron njeriun, si provë e autoritetit të Tij hyjnor.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?