Kthehu te indeksi

Djali plëngprishës

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Luka 15:20-21

20 U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe pati dhembshuri; u lëshua vrap, u hodh mbi qafën e tij dhe e puthi. 21 Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam i denjë të quhem biri yt”.

Teksti i plotë i biblës

Luka 15:11-25 11 Dhe tha: “Një njeri kishte dy bij. 12 Më i riu i tyre i tha babait: “Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon”. Dhe ati ua ndau ç’kishte. 13 Mbas jo shumë ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi larg në një vend të huaj dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur. 14 Dhe, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë nevojtar. 15 Atëherë shkoi e iu ngjit pas një qytetari të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të kullotë derrat. 16 Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte. 17 Atëherë erdhi në vete dhe tha: “Sa mëditësve të atit tim u tepron buka, kurse unë po mbaroj nga uria! 18 Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: “Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje; 19 nuk jam i denjë të quhem yt bir; më bëj si një nga mëditësit e tu”. 20 U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe pati dhembshuri; u lëshua vrap, u hodh mbi qafën e tij dhe e puthi. 21 Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam i denjë të quhem biri yt”. 22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të mirë dhe vishjani, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. 23 Sillni viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi, 24 sepse ky biri im ishte i vdekur dhe u kthye në jetë, ishte i humbur dhe u gjet”. Dhe filluan të gëzoheshin. 25 Djali i tij i madh ishte në arë; dhe kur erdhi dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Kjo pikturë përfaqëson një moment nga një shëmbëlltyrë që Jezusi tregoi. Vargu 20: “... Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe pati dhembshuri; u lëshua vrap, u hodh mbi qafën e tij dhe e puthi” – edhe para se ai të mund të fliste ndonjë fjalë. I shënuar nga vështirësitë dhe varfëria që kaloi, djali hidhet në krahët e dashur të atit të tij.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?