Pasi Jezusi u ngrit nga të vdekurit, Ai u shfaqet disa herë dishepujve të Tij. Në këtë rast afër detit të Tiberias. Dishepujt kanë peshkuar gjithë natën. Kur ata kthehen, Jezusi qëndron në breg dhe pyet nëse ata kanë peshq. Por ata nuk kishin kapur gjë.
Atëherë Jezusi u thotë: “Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni”. E hodhën, pra, dhe s’mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.
Sapo Pjetri dëgjoi se Jezusi po qëndronte në breg, ai hidhet në det që të shkojë të jetë me mjeshtrin e tij. Anija ishte vetëm njëqind metër larg bregut.
Kjo histori jo vetëm që na tregon se Jezusi ishte më i fortë se vdekja, kapja e mrekullueshme vërteton se Ai ka zotërim mbi të gjithë krijimin.
Mateu 28:18 : “Dhe Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë”.
Te Mateu 4:19, Jezusi u tha dishepujve të Tij: “Ejani pas meje dhe do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”.
‘Peshkimi i njerëzve’ mund të bëhet vetëm në një mënyrë efektive nëse bëhet sipas urdhërimit të Tij.