Gospelimages (Imazhe Ungjilli) është i përkushtuar për përhapjen e mesazhit Biblik sa më gjërësisht që të jetë e mundur përmes pikturave, por jo për arsye përfitimi. Përmes dyqanit të web-it është e mundur të blihen riprodhime të cilësisë së lartë në kanavacë të pikturës së zgjedhur. Të gjitha të ardhurat nga të drejtat do të jenë të disponueshme tek GlobalRize, “duke tejshkuar botën për Krishtin online”. www.globalrize.org Ju po largoheni nga website-i.

Kthehu te indeksi
Jezusi filloi të predikojë ungjillin e Mbretërisë së Perëndisë në Galile. “Koha ka ardhur,” tha Ai. “Mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni lajmin e mirë!”.
Një lebros erdhi te Ai, ‘papastërtia’ e të cilit e izolonte krejtësisht nga jeta sociale normale dhe e përgjëroi Jezusin që ta shëronte. “Po dua”, tha Jezusi. “Qofsh i pastruar!”.
Shërimet tregojnë që mirëqenia e trupit është pjesë e rigjenerimit të njeriut në Mbretëri.
Isaia 61:1-3
1 Fryma e ZOTIT, ZOTI është mbi mua, sepse ZOTI më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, t’u shpall çlirimin atyre në robëri, hapjen e burgut të burgosurve,
2 të shpall vitin e hirit të ZOTIT dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen,
3 për t’u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t’u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë, mbjellja e ZOTIT, për të paraqitur lavdinë e tij.
Shkarkoe imazhin falas
A preferon një stampim në kanavacë?
Shërimi i lebrosit
Marku 1:40-42
40 Dhe erdhi tek ai një lebros, duke iu lutur, duke rënë ne gjunjë dhe duke i thënë: “Po të duash, ti mund të më pastrosh.” 41 Dhe Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Po, dua, qofsh i pastruar!” 42 Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe ai u shërua.Teksti i plotë i biblës
Marku 1:40-43
40 Dhe erdhi tek ai një lebros, duke iu lutur, duke rënë ne gjunjë dhe duke i thënë: “Po të duash, ti mund të më pastrosh.”
41 Dhe Jezusi pati dhembshuri, shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Po, dua, qofsh i pastruar!”
42 Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe ai u shërua.
43 Pastaj, pasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e nxori jashtë.