Kthehu te indeksi

Shëmbëlltyra e deles së humbur

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Luka 15:5

Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;

Teksti i plotë i biblës

Luka 15:3-8 3 Por ai u tha këtë shëmbëlltyrë: 4 “Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe njëra prej tyre i humb, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretëtirë dhe shkon pas asaj që humbi, derisa ta gjejë? 5 Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz; 6 dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: “Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time të humbur”. 7 Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Në këtë shëmbëlltyrë për një dele të humbur, bariu e lë kopenë e tij që të dalë të kërkojë delen e vetme që i ka humbur në shkretëtirë, dhe dukej se ishte e shënuar për vdekje. Në këtë pikturë, shkabat simbolizojnë fatin e deles. Shëmbëlltyra tregon dashurinë e Perëndisë ndaj njeriut, i cili zgjedh udhën e tij, në vend të udhës së Perëndisë. Jezusi, Biri i Perëndisë, erdhi në këtë botë me pamjen e një njeriu, për të shpëtuar ata që kishin humbur. Mateu 18:11 – “Sepse Biri i njeriut erdhi për të shpëtuar atë që qe humbur”.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?