Kthehu te indeksi

Apostulli Pal dhe Aeropagu

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Veprat e Apostujve 17:22-23

22 Atëherë Pali, duke qëndruar në mes të Aeropagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë”. 23 Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: “PERËNDISË SË PANJOHUR”. Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.

Teksti i plotë i biblës

Veprat e Apostujve 17:22-31 22 Atëherë Pali, duke qëndruar në mes të Aeropagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë”. 23 Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: “PERËNDISË SË PANJOHUR”. Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall. 24 Perëndia, që bëri botën dhe të gjitha sa janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga dora e njeriut, 25 dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, frymëmarrje dhe gjithç ka; 26 dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm çdo komb njerëzish, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe paracaktoi kohërat me radhë dhe kufijtë e banimit të tyre, 27 që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta prekin edhe ta gjejnë, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh. 28 Sepse në të jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: “Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij”. 29 Duke qenë, pra, se ne jemi pasardhës të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë që natyra e perëndishme është e ngjashme me ar ose me argjend, ose me gur, të latuar me mjeshtëri e shpikje njeriu. 30 Perëndia, pra, duke mos vënë re kohërat e padijes, tani i urdhëron të gjithë njerëzit kudo, që të pendohen. 31 Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të një burri të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej së vdekurish”.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Veprat e Apostujve 17 raporton mbi takimin e Palit me disa filozofë grekë në Athinë. Duke shëtitur rreth e rrotull Athinës, ai kishte vënë re se shumë idhuj kishin mbushur qytetin. Atje ishte dhe një altar me nënshkrimin: Perëndisë së Panjohur”. Pali e vuri në dukje këtë pikë duke thënë: ‘Pra, jeni të paditur pikërisht për atë që ju adhuroni – dhe kjo është ajo çka do t’ju shpall’. Më pas, ai u shpalli atyre Perëndinë, Atin, dhe Birin e Tij, i Cili u ringjall nga të vdekurit. ‘Ky Njeri i Caktuar është Ai i Cili do të gjykojë botën me drejtësi’. Kur Pali flet për ringjalljen nga të vdekurit, disa prej filozofëve e përqeshën. Vetëm pak prej tyre u bënë ndjekës/besimtarë.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas