Kthehu te indeksi

Pjetri dhe Gjoni vizitojnë varrin bosh

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Gjoni 20:6-7

6 Vjen, pra, Simon Pjetri, që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri të shtrira, 7 dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit, e cila nuk ishte bashkë me pëlhurat prej liri, por ishte e mbështjellë në një vend, veç.

Teksti i plotë i biblës

Gjoni 20:1-10 1 Por ditën e parë të javës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena erdhi te varri dhe pa gurin të ngritur nga varri. 2 Atëherë rendi dhe erdhi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: “E ngritën Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë”. 3 Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën dhe erdhën te varri. 4 Por rendnin të dy bashkë, dhe dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe erdhi i pari te varri. 5 Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri të shtrira, por nuk hyri. 6 Vjen, pra, Simon Pjetri, që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri të shtrira, 7 dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit, e cila nuk ishte bashkë me pëlhurat prej liri, por ishte e mbështjellë në një vend, veç. 8 Atëherë, pra, hyri edhe dishepulli tjetër, që kishte arritur i pari te varri, dhe pa dhe besoi. 9 Sepse, nuk e kuptonin ende Shkrimin, që ai duhej të ringjallej prej së vdekurish. 10 Pastaj dishepujt shkuan përsëri në shtëpitë e tyre.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Pjetri dhe Gjoni vrapuan te varri, pasi Maria Magdalena u kishte treguar dishepujve se varri në të cilin Jezusi ishte vendosur të prehej, ishte bosh. Gjoni arrin i pari, por Pjetri hyn në varr i pari. Dëshmitarët e heshtur të ringjalljes janë rrobat, në të cilat Jezusi ishte mbështjellë përpara se Ai të varrosej. Gjoni ‘pa dhe besoi’. Pjetri mbetet i pasigurt rreth asaj çka mund të ketë ndodhur. Për spektatorin e pikturës, mund të ndodhë ndjesia e të qenit atje. Unë e pikturova atë si një raport pamor i një ngjarjeje historike, për të theksuar faktin se ringjallja e Jezusit është historike; ndodhi në kohë dhe hapësirë të vërtetë! O vdekje, ku është gjemba jote? O ferr, ku është fitorja jote? (1 e Korintasve 15:55)

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?