
Kthehu te indeksi
Shkarkoe imazhin falas
A preferon një stampim në kanavacë?
Pjetri dhe Gjoni vizitojnë varrin bosh
Gjoni 20:6-7
6 Vjen, pra, Simon Pjetri, që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri të shtrira, 7 dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit, e cila nuk ishte bashkë me pëlhurat prej liri, por ishte e mbështjellë në një vend, veç.Teksti i plotë i biblës
Gjoni 20:1-10
1 Por ditën e parë të javës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena erdhi te varri dhe pa gurin të ngritur nga varri.
2 Atëherë rendi dhe erdhi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: “E ngritën Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë”.
3 Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën dhe erdhën te varri.
4 Por rendnin të dy bashkë, dhe dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe erdhi i pari te varri.
5 Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri të shtrira, por nuk hyri.
6 Vjen, pra, Simon Pjetri, që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri të shtrira,
7 dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit, e cila nuk ishte bashkë me pëlhurat prej liri, por ishte e mbështjellë në një vend, veç.
8 Atëherë, pra, hyri edhe dishepulli tjetër, që kishte arritur i pari te varri, dhe pa dhe besoi.
9 Sepse, nuk e kuptonin ende Shkrimin, që ai duhej të ringjallej prej së vdekurish.
10 Pastaj dishepujt shkuan përsëri në shtëpitë e tyre.
Mbi pikturën
Pjetri dhe Gjoni vrapuan te varri, pasi Maria Magdalena u kishte treguar dishepujve se varri në të cilin Jezusi ishte vendosur të prehej, ishte bosh. Gjoni arrin i pari, por Pjetri hyn në varr i pari.
Dëshmitarët e heshtur të ringjalljes janë rrobat, në të cilat Jezusi ishte mbështjellë përpara se Ai të varrosej. Gjoni ‘pa dhe besoi’. Pjetri mbetet i pasigurt rreth asaj çka mund të ketë ndodhur.
Për spektatorin e pikturës, mund të ndodhë ndjesia e të qenit atje. Unë e pikturova atë si një raport pamor i një ngjarjeje historike, për të theksuar faktin se ringjallja e Jezusit është historike; ndodhi në kohë dhe hapësirë të vërtetë!
O vdekje, ku është gjemba jote?
O ferr, ku është fitorja jote?
(1 e Korintasve 15:55)