Kthehu te indeksi

Simeoni dhe Ana

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Luka 2:27-33

27 Ai pra, shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, pasi prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji, 28 e mori në krahë e bekoi Perëndinë duke thënë: 29 “Tani o Zot, nis shërbëtorin tënd në paqe, sipas fjalës sate, 30 sepse sytë e mi e kanë parë shpëtimin tënd, 31 që ti e përgatite para syve të të gjithë popujve: 32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit”. 33 Dhe Jozefi dhe nëna e fëmijës mrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.

Teksti i plotë i biblës

Luka 2:25-39 25 Dhe, ja, në Jerusalem ishte një njeri që quhej Simeon; ky njeri ishte i drejtë dhe i devotshëm dhe po priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të. 26 Dhe atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të shihte Krishtin e Zotit. 27 Ai pra, shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, pasi prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji, 28 e mori në krahë e bekoi Perëndinë duke thënë: 29 “Tani o Zot, nis shërbëtorin tënd në paqe, sipas fjalës sate, 30 sepse sytë e mi e kanë parë shpëtimin tënd, 31 që ti e përgatite para syve të të gjithë popujve: 32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit”. 33 Dhe Jozefi dhe nëna e fëmijës mrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të. 34 Dhe Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: “Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë e të folurit kundër, 35 edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave”. 36 Aty ishte edhe Ana, një profete, bija e Fanuelit, nga fisi i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin. 37 Ajo ishte e ve dhe, megjithëse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej nga tempulli, duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje. 38 Edhe ajo erdhi në atë orë, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë gjithë atyre që prisnin shpengim në Jerusalem. 39 Dhe mbasi i kryen të gjitha sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Kur Jezusi i sapolindur ishte dyzetë ditësh, Ai i prezantohet dhe shenjtërohet Atit të tij qiellor në tempullin në Jerusalem. Mes njerëzve që po presin Mesian janë Simeoni dhe Ana. Në ditën kur Jezusi sillet në tempull nga Jozefi dhe Maria, Fryma e Shenjtë e drejton Simeonin për tek tempulli dhe i zbulon atij se ky fëmijë është Mesia i shumëpritur. ’28 e mori në krahë e bekoi Perëndinë’ (vargu 28). Ky veprim simbolizon atë çka çdo i krishterë ka bërë; ka përqafuar Jezusin me besim, ka hyrë në marrëdhënie me Të, dhe është shpëtuar përgjithmonë. Himni i Simeonit që u recitua në atë rast: 30 sepse sytë e mi e kanë parë shpëtimin tënd, 31 që ti e përgatite para syve të të gjithë popujve: 32 dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit”. Profete tetëdhjetekatër-vjeçare Ana, ishte njëra prej atyre që pritnin me padurim shpengimin e Izraelit. Ajo i bashkohet kësaj shoqërie dhe ndan gëzimin me Simeonin, Marinë dhe Jozefin, ndërsa ajo takon Shpëtimtarin e saj të cilin e ka pritur prej kaq kohësh.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?