Ftesë në gosti. (Luka 14) (diptik – vepër dypjesëshe)
Kjo shëmbëlltyrë e Jezusit ka shumë ngjashmëri me shëmbëlltyrën e banketit të dasmës mbretërore te Mateu 22. Në të dyja shëmbëlltyrat ata që ishin ftuar nuk erdhën, dhe nxorën shumë justifikime. ‘Atëherë i zoti i shtëpisë u inatos dhe urdhëroi shërbëtorin e tij: “Dil shpejt në rrugë dhe rrugica të qytetit dhe sill të varfrit, të çalët, të verbrit dhe sakatët”.
22 Pastaj shërbëtori i tha: “Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më”.
23 Atëherë i zoti i tha shërbëtorit: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të më mbushet shtëpia.
Shëmbëlltyrat tregojnë reagimet e ndryshme ndaj ftesës së ungjillit për të ardhur te Jezusi. Shumë gjejnë arsye që të mos vijnë.
19 “… Lum ata që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit”. Dhe më tha: “Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë”. (Zbulesa 19:9)
Gjoni 1:29
29 ... “Ja, Qengji i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës!”.