
Kthehu te indeksi
Shkarkoe imazhin falas
A preferon një stampim në kanavacë?
Melkisedeku bekon Abramin
Zanafilla 14:18-19
18 Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi. 19 Dhe e bekoi Abramin duke thënë: “Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!Teksti i plotë i biblës
Zanafilla 14:18-21
18 Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi.
19 Dhe e bekoi Abramin duke thënë: “Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!
20 Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!”. Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje.
21 Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: “Më jep personat dhe merr për vete pasuritë”.
22 Por Abrami iu përgjigj mbretit të Sodomës: “Unë kam ngritur dorën time drejt ZOTIT, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës,
23 që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo tjetër lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: “Unë e pasurova Abramin”.
24 Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyre që të kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkoli dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon”.
Mbi pikturën
Te Zanafilla 14, nipi i Abramit Loti, përjashtohet nga Sodoma, ku jetonte, për shak të një beteje në të cilën ishte përfshirë Sodoma. Abrami ndërmori një fushatë për të çliruar Lotin, familjen dhe posedimet e tij, gjë në të cilën qe i suksesshëm.
Kur u kthye, Melkisedeku, mbret i Salemit, i afrohet dhe i ofron bukë dhe verë. Melkisedek – ‘mbret i drejtësisë’. Salemi (- paqe) më vonë u quajt Jerusalem. Melkisedeku ishte si mbret edhe prift. Si prift ai bekoi Abramin. Abrami i dha atij një të dhjetën e gjithçkaje që fitoi në betejë. Duke bërë kështu ai nderoi priftërinë e Melkisedekut. Kjo histori nga Dhiata e Vjetër, tregon drejt Jezus Krishtit, Mesias, i cili ndërthuri të qenit (Krye)Prift, Profet dhe Mbret në një person të vetëm.
Jezusi bëri sakrificën më të madhe duke dhënë Veten e Tij – gjakun e Tij – për shpengimin ndërmjet Perëndisë dhe njeriut. Buka dhe vera, që konsumohet në Darkën e Zotit, na kujtojnë për këtë sakrificë.
Isaia 9:5
5 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm. Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i Paqes.