Perëndia e përsëriti disa herë premtimin e Tij ndaj Abrahamit që t’i jepte pasardhje të shumtë. Dhe Ai bëri një besëlidhje me të. (Zanafilla 17).
Premtimi i Abrahamit dhe Sarës se do t’u jepte një djalë prej mishin e gjakut të tyre vetë u përmbush te Zanafilla 21. Isaku (ai qesh) kish lindur.
Perëndia tha: ‘Përmes Isakut pasardhja jote do të përllogaritet’, dhe: ‘Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun...’ (Zanafilla 17:21).
Mesia do të ishte pasardhës i Isakut.
Në lindjen e Isakut Sara tha: ‘Perëndia më solli ngazëllim, dhe kushdo që do dëgjojë për këtë do të qeshë me mua’. Perëndia e bëri të mundur lindjen e birit të saj pavarësisht shterpësisë së saj.
Hebrenjtë 11:11 : ‘Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte dhënë premtimin’.
Galatasve 4:28 e bën të qartë se të krishterët, ashtu si Isaku, janë fëmijë të premtimit, sepse bekimi i Abrahamit vjen tek ata përmes Jezu Krishtit. (Galatasve 3:14).
Galatasve 3:29 : ‘Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.