Kur Pilati e dënoi Jezusin për kryqëzim, ushtarët romakë e sjellin jashtë qytetit të Jerusalemit në Golgota. Jezusi u kryqëzua në vendin tonë; mbarti ndëshkimin e mëkateve tona, duke qenë i panjollë Ai Vetë. Kështu fjalët e profetit Isaia, të profetizuara shekuj më parë kryqëzimit, u përmbushën:
Isaia 53:
1 Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?
2 Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë, as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.
3 I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.
4 Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.
5 Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.
6 Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.
1 e Korintasve 15:3 :
3 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash atë që edhe mora, se Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve.
1 e Pjetrit 2:24 :
24 Ai vetë barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi, dhe me vurratat e tij ju u shëruat.
Gjoni 3:16 :
16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.