Kthehu te indeksi

Jozefi tregon ëndrrën e dytë

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Zanafilla 37:9

Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: “Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje”.

Teksti i plotë i biblës

Zanafilla 37:9. 9 Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: “Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje”.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Jozefi është njëri prej dymbëdhjetë bijve të Jakobit. Jakobi e do Jozefin më shumë se gjithë bijtë e tij të tjerë, sepse Jozefi i kish lindur në moshë të thyer dhe ai ishte biri i gruas tij shumë të dashur Rakelës. Vëllezërit e tij për këtë arsye janë xhelozë ndaj tij dhe e urrejnë. Jozefi ëndërron dy ëndrra me kuptime të ngjashme. Në ëndrrën e parë duajt e grurit të vëllezërve të tij, përulen para duajve të Jozefit. Në ëndrrën e dytë, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkulen para Jozefit. Domethënia e kësaj ëndrre është se ati i Jozefit, mamaja (njerka?) dhe njëmbëdhjetë vëllezërit e tij do të përulen para Jozefit. Kur Jozefi e tregon ëndrrën e tij, vëllezërit e tij e urrejnë edhe më shumë. Paralele me jetën e Jezusit: - Edhe Jezusi ishte Biri shumë i dashur i Atit të Tij. Zanafilla 37:3 krahaso me Gjoni 3:16. - Edhe Jezusi dëshmon për pozicionin e Tij të ardhshëm në pushtet, por u refuzua dhe u urrye. Zanafilla 37:5 krahaso me Danieli 7:13-14, Gjoni 15:23-25, Gjoni 3:14-22.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?