Jozefi është njëri prej dymbëdhjetë bijve të Jakobit. Jakobi e do Jozefin më shumë se gjithë bijtë e tij të tjerë, sepse Jozefi i kish lindur në moshë të thyer dhe ai ishte biri i gruas tij shumë të dashur Rakelës. Vëllezërit e tij për këtë arsye janë xhelozë ndaj tij dhe e urrejnë. Jozefi ëndërron dy ëndrra me kuptime të ngjashme.
Në ëndrrën e parë duajt e grurit të vëllezërve të tij, përulen para duajve të Jozefit. Në ëndrrën e dytë, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkulen para Jozefit. Domethënia e kësaj ëndrre është se ati i Jozefit, mamaja (njerka?) dhe njëmbëdhjetë vëllezërit e tij do të përulen para Jozefit. Kur Jozefi e tregon ëndrrën e tij, vëllezërit e tij e urrejnë edhe më shumë.
Paralele me jetën e Jezusit:
- Edhe Jezusi ishte Biri shumë i dashur i Atit të Tij. Zanafilla 37:3 krahaso me Gjoni 3:16.
- Edhe Jezusi dëshmon për pozicionin e Tij të ardhshëm në pushtet, por u refuzua dhe u urrye. Zanafilla 37:5 krahaso me Danieli 7:13-14, Gjoni 15:23-25, Gjoni 3:14-22.