Jozefi është njëri prej dymbëdhjetë bijve të Jakobit. Ati i tij e do më shumë se bijtë e tij të tjerë, sepse Jozefi i ka lindur në moshë të thyer dhe ai është biri i gruas së tij shumë të dashur Rakela. Jozefi, atëherë 17-vjeçar, dërgohet nga Hebroni te vëllezërit e tij, të cilët banojnë me kopetë e tyre afër Shekemit, në kullotat e Dothanit. Kur ata e shohin Jozefin të vijë drejt tyre, vëllezërit konspirojnë që ta vrasin. Ata janë xhelozë dhe të hidhur ndaj tij për shkak të ëndrrave të tij dhe pozicionit. Jozefi kishte ëndërruar për të dy prindërit e tij dhe vëllezërit e tij se ata do t’i përuleshin atij.
Kur Jozefi arrin, ata e zhveshin nga rroba e tij e dekoruar bukur, e hedhin në një cisternë bosh dhe e shesin tek tregtarët Ishmaelitë që kalojnë në ato anë, në atë kohë. Çmimi që paguhet për të është çmimi për një skllav; 20 shekla argjendi. Jozefi çohet në Egjipt.
Disa paralele me jetën e Jezusit:
- Jezusi po ashtu ishte Biri i shumë i dashur i Atit të Tij. Zanafilla 37:3 krahaso me Gjoni 3:16.
- Ati e dërgoi Atë te vëllezërit e Tij dhe ai ishte i gatshëm të shkonte. Zanafilla 37:13 krahaso me Psalmin 40:8-9, Gjoni 1:11, Mateu 15:24, Filipianëve 2:5-7.
- Ai dëshmoi për të ardhmen e Tij në pozicion pushteti, por u refuzua dhe u urrye. Zanafilla 37:5 krahaso me Danieli 7:13-14, Gjoni 15:23-25, Gjoni 3:14-22.
- Vëllezërit e Tij/njerëzit e tij planifikuan ta vrisnin. Zanafilla 37:18-20, Mateu 12:14, Luka 19:47, Luka 20:13-14.
- Juda e shiti Atë për monedha argjendi. Zanafilla 37:28 krahaso me Mateu 26:14-15.