Pas vdekjes së Jozefit dhe vëllezërve të tij, pasardhësit e tyre u bënë të panumërt në Egjipt. Me kalimin e kohës, një faraon i ri vjen në pushtet, i cili nuk e kish njohur kurrë Jozefin. Ai i shtyp izraelitët me punë të forcuar.
Atëherë Zoti dëgjoi lëngimin e tyre dhe u kujtua për besëlidhjen e Tij me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin, që t’u japë atyre tokën e Kanaanit. Zoti e thërret Moisiun dhe e cakton si një nga ata që do t’i nxjerrin izraelitët jashtë Egjiptit. Megjithatë, faraoni refuzon t’i lejojë të ikin.
Për shkak të këtij refuzimi Perëndia e godet Egjiptin me dhjetë plagë. Plaga e dhjetë është vrasja e çdo të parëlinduri në tokën e Egjiptit. Izraelitët nuk do të preken nga kjo plagë nëse ata vendosin pak gjak të një qengji të flijuar në anët dhe arkitraun e kornizave të dyerve të shtëpive të tyre.
Kur Zoti ta shohë gjakun, Ai do t’i tejkalojë ata, dhe do t’u kursejë të parëlindurin.
Pashka ose Pesaka do të thotë: kalim më tej.
Në pikturë, biri i parëlindur po sheh drejt atit të tij i cili po vendos gjakun në pjesët e dyerve. Jeta e tij është në rrezik. Pashka/Tejkalimi është paraprirje e sakrificës së Krishtit Jezus, Qengji i Perëndisë, i cili dha gjakun e Tij për mëkatarët, dhe vdiq për ata të cilët besojnë në Të dhe të fshihen pas gjakut të Tij.
1 e Korintasve 5:7
‘... sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne’.