Kthehu te indeksi

Psalmi 121

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.

Psalmet 121:1-3

1 Unë i ngre sytë nga malet: nga do të më vijë ndihma? 2 Ndihma ime vjen nga ZOTI, që ka bërë qiejt dhe tokën. 3 Ai nuk do të lejojë që të më merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremisë.

Teksti i plotë i biblës

Psalmi 121. 1 Unë i ngre sytë nga malet: nga do të më vijë ndihma? 2 Ndihma ime vjen nga ZOTI, që ka bërë qiejt dhe tokën. 3 Ai nuk do të lejojë që të më merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremisë.

Mbi pikturën

Kjo përmbajtje është e disponueshme vetëm pasi të keni pranuar cookies.
Kjo këngë është prej një serie ‘këngësh ngjitjeje’, ose këngë pelegrinësh. Këto këngë me shumë mundësi këndoheshin gjatë udhëtimit për në Jerusalem, qyteti tempull. Udha për në Jerusalem çonte në drejtim ngjitjeje. Gjatë rrugës kishte shumë rreziqe në pritë, banda që fshiheshin nëpër male, rrugë të pashtruara në të cilat mund të përmbyseshe me lehtësi, etj. Ndërsa udhëtimi është i rrezikshëm dhe i vështirë, psalmisti këndon për Zotin, i cili vigjilon mbi Izraelin. Ai e shoqëron shtegtarin si një truproje. Ai nuk do këputet as do dremisë, dhe do ta mbrojë kundër rreziqeve qoftë të ditës dhe të natës. Psalmi është një thirrje për t’i besuar këtij Perëndie, edhe në udhëtimin tonë të jetës.

Bëj një pyetje mbi pikturën

Shkarkoe imazhin falas A preferon një stampim në kanavacë?