Kur Jozefi u ishte prezantuar vëllezërve të tij, ai u drejtoi disa fjalë atyre. Jozefi duket se nuk mban aspak inat kundrejt vëllezërve të tij. Ata e shitën si skllav në Egjipt. Por Jozefi vë në dukje faktin se Perëndia lejoi që gjithçka të ndodhte në mënyrë që të shpëtohej familja e tij nga zija e urisë.
“Nuk jeni ju, pra, që më dërguat këtu, por është Perëndia...” (vargu 8).
Atëherë Jozefi u thotë vëllezërve të tij ta sjellin babanë e tyre Jakobin në Egjipt, dhe t’ia sjellin atij bashkë me gjithë posedimet dhe pasardhësit. Jakobi dhe bijtë e tij do të lejohen të jetojnë në rajonin Gosen, afër Jozefit.
Pas fjalimit të tij, Jozefi përqafon vëllain e tij Beniamin, dhe qan. Beniamini, si Jozefi, është edhe ai djali i Rakelës. Atëherë ai përqafon edhe të tjerët. Ana e majtë e pikturës është një simbol i përbashkësisë së ripajtuar.
Paraleli me jetën e Jezusit:
Edhe Jezusi do të njihet nga njerëzit e Tij, kur ai të kthehet si Mesia i tyre!
Zakaria 12:10:
10 ‘Do të derdh mbi shtëpinë e Davidit dhe mbi banorët e Jerusalemit Frymën e hirit dhe të përgjërimit; dhe ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë tejshpuar; do të mbajnë zi për të, ashtu si mbahet zi për një bir të vetëm, dhe do të hidhërohen shumë për të, ashtu si hidhërohesh fort për një të parëlindur’.
Romakëve 11:26: ‘...dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: “Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi’.