Kur Jezusi erdhi me në krye kurorën me gjemba dhe mantelin e purpurt (ngjyra e veshjeve mbretërore), Pilati u tha atyre, “Ja njeriu!.
Kryepriftërinjtë dhe zyrtarët hebrenj ngritën akuza të rreme kundër Jezusit me synimin që të dënohej me vdekje nga Pilati, guvernatori romak. Pak para kësaj, Sinedri – Këshilli i Lartë Judaik – e dënoi me vdekje Jezusin nën akuzat e blasfemisë së vetëquajturit Bir i Perëndisë (ose Krisht/Mesia/Mbret). Jezusi në fakt e quajti Veten Mesia, dhe Ai ishte. Por ai ishte Mbret i një Mbretërie jo të kësaj bote (Gjoni 18:36).
Sunduesit romak aprovuan dënimin me vdekje të Sinedrit, por nuk i lejuan ta kryenin dënimin. Për këtë arsye, kryepriftërinjtë donin që Pilati ta ekzekutonte Jezusin. Në gjykatën romake ata e akuzojnë Jezusin se vetëquhet Mbret i Judenjve. Ata shpresojnë se Pilati do ta interpretojë këtë titulli politikisht, dhe do ta vrasë Jezusin sepse ai paraqet kërcënim për perandorinë romake.
Pilati e merr në pyetje Jezusin, e gjykon se është i pafajshëm. Sidoqoftë, ai urdhëron që ta fshikullojnë. Pas fshikullimit, Pilati e nxjerr jashtë Jezusin dhe i drejtohet turmës: “ Ja njeriu!”.
Është e mundur që ai do të thotë: Si mundet që ky njeri kaq i mjerë të jetë i rrezikshëm në ndonjë mënyrë? Megjithatë, fjalët e Pilatit mund të na shtyjnë ta konsiderojmë këtë Njeri me sy shpirtërorë:
‘5 Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. Isaia 53:5.
Shih edhe:
Psalm 22:7-12
7 Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën,
8 duke thënë: “Ai i ka besuar Zotit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, pasi e do”.
9 Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënës; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi gjinjtë e nënës sime.
10 Unë u dorëzova te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënës sime.
11 Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë.
12 Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark;
Psalm 27:12
12 Mos më braktis në dëshirat e armiqve të mi, sepse kanë dalë kundër meje dëshmitarë të rremë, njerëz që duan dhunën.
Psalm 35:11-12
11 Dëshmitarë mizorë ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat nuk di asgjë.
12 Të mirën e shpërblejnë me të keqe, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.
Psalm 41:5-9
5 Armiqtë e mi ndjellin të keqen, duke thënë: “Kur do të vdesë dhe kur do të zhduket emri i tij?”.
6 Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.
7 të gjithë ata që më urrejnë pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,
8 duke thënë: “Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet”.
9 Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij;”.
Psalm 109:1-6
1 O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,
2 sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;
3 më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.
4 Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.
5 Ata më kanë larë të mirën me të keqe dhe dashurinë time me urrejtje.
6 vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.