Jezusin e sollën në kodrën Golgotha (ose Kalvar) që ta kryqëzonin. Ai ishte dënuar edhe pse i pafajshëm. Ai vetë nuk kreu asnjë mëkat; edhe pse e përmbushi ligjin e Perëndisë në mënyrë perfekte. Mrekullia dërrmuese e hirit të Perëndisë është se Jezusi, Biri i Perëndisë, deshi të mbante mbi vete zemërimin e Perëndisë ndaj mëkatit që duhet të ndëshkonte njeriun. Kjo është arsyeja pse Jezusi duhet të vinte si qenie njerëzore, ndërsa mbetej Perëndi në të njëjtën kohë.
23 ... sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë,
24 por janë drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus,
25 të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë,
26 për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe drejtësues i atij që beson në Jezusin. Romakëve 3:23-26
19 ...sepse Perëndia ishte në Krishtin duke pajtuar botën me veten e tij, pa ua llogaritur atyre fajet e tyre dhe vuri ndër ne, si shërbesë, fjalën e paqtimit.
20 Jemi, pra, ambasadorë të Krishtit, sikur Perëndia t’ju lutej nëpërmjet nesh; ju lutemi në vend të Krishtit: Pajtohuni me Perëndinë!
21 Sepse atë, që nuk njihte mëkat, e bëri mëkat për ne, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të. 2 e Korintasve 5:19-22
Jezusi vdiq një vdekje të mallkuar, që të na çlironte nga mallkimi:
13 Krishti na shpengoi nga mallkimi I ligjit, sepse u bë mallkim për ne (sepse është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru”. Galatasve 3:13, Ligji i Përtërirë 21:23.
Jezusi e poshtëroi Vetveten që të vuante në vendin tonë. Filipianëve 4:8.
Ai dha jetën e tij vullnetarisht. Gjoni 10:18. Psalmi 40:8-9
Ai vuajti refuzim, shpifje dhe përbuzje për hatrin tonë. Isaia 53:3-9, Psalmi 22:1-23, Psalmi 69:4, 5, 21.
Jo vetëm që Ai u dënua si i pafajshëm, Ai edhe u fye, përbuz, pështy, tall, u rrah, fshikullua, u zhvesh, u kryqëzua në kryq, u shtyp dhe u braktis nga Perëndia. Isaia 50:6, Psalmi 88:17-20, Isaia 52:13, 14, 15. Për shkak të dashurisë Ai mbajti fajin tonë, që të na shpëtojë nga vdekja dhe ferri. Gjoni 3:16.
Kur Jezusi dha shpirtin e Tij në duart e Atit të Tij dhe vdiq, veli (shumë i trashë) i tempullit u ça më dysh nga maja te fundi. Ai vel e kishte mbajtur mbyllur hyrjen e Shenjtores së Shenjtë. Vetëm kryeprifti lejohej të hynte në pjesën më të shenjtë të tempullit një herë në vit, që të kërkonte shlyerjen e mëkateve të popullit me gjak flijimi.
Sakrifica e përsosur e Jezusit kishte hapur hyrjen e faltores qiellore për të gjithë ata që pendohen dhe besojnë në Të. Isaia 59:2, 16. Hebrenjvë 10:19-20, Gjoni 14:6.
Në kohën e Moisiut, ndërmjetësi i Besëlidhjes së Vjetër, ishin trupat e kafshëve që sakrifikoheshin si ofertë për mëkatin dhe që pastaj digjeshin jashtë kampit. Jezusi u kryqëzua jashtë mureve Të Jerusalemit si ofertë për mëkatin tonë. (Hebrenjvë 13:11-16). Ai ishte Ndërmjetësi i Besëlidhjes së Re. Në shenjtoren qiellore, në praninë e Atit të Tij, Ai lutet për ne mbi bazën e gjakut të derdhur prej Tij. Hebrenjve 9:15.
“Ja, Qengji i Perëndisë, që ngre mëkatin e botës!” – Gjoni 1:29.
Ai ishte qengji sakrifikues pa të meta. Eksodi 12:5, Zanafilla 22:8.
Nga profecitë e cituara më sipër bëhet e qartë se vdekja shpenguese e Jezusit ishte parathënë shumë kohë përpara. Në përshkrimin e vuajtjes së Tij dhe vdekjes, në katër ungjijtë, është shprehja: “... që Shkrimet të përmbushen..” e përdorur shpesh.
1 e Korintasve 15:3-5
3 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash atë që edhe mora, se Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas shkrimeve,
4 dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,
5 dhe se iu shfaq Kefës, pastaj të Dymbëdhjetëve.
Shih po ashtu: Zanafilla 3:15, Zakaria 13:7, Psalmet 118:22-23, Danieli 9:23.
Zoti i qëndron besnik fjalës së Tij.