- 40 ditë pas ringjalljes së Tij ngjitet në qiell. Pasi e përuli Vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, Ai tani lartësohet si Mbret. Filipianëve 2:9.
- Pak përpara ngjitjes në qiell Ai u flet dishepujve të Tij: ‘Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë’. Mateu 28:18.
- Fakti që Perëndia Atë e merr Jezusin lart në qiell vërteton pranimin e Atit të sakrificës së Birit. Hebrenjve 10:12.
- Ai e mundi djallin, mëkatin dhe vdekjen. Ngjitja e Tij është hyrja e lavdishme e Fitimtarit i cili ngjitet në Fronin e Tij në qiell; në krahun e djathtë të Atit. Hebrenjve 1:3.
- Në pozitën e Adamit të dytë dhe të fundit, Ai mbush boshllëkun mes Perëndisë dhe njeriut që u shkaktua nga mëkati i Adamit të parë. Zanafilla 3, 1 e Korintasve 15:45, 49.
- Kryeprifti tokësor hyri në Shenjtoren shumë të Shenjtë në tempull çdo vit me gjakun e kafshës sakrifikuese; Jezusi si Kryeprift i Besëlidhjes së Re, një herë e përgjithmonë hyn në shenjtoren qiellore me gjakun e Tij për të marrë shpengimin e përjetshëm për ne. Hebrenjve 6:20, 7, 9:24.
- Ai shkoi te shtëpia e Atit të Tij në parajsë që të bëjë gati një vend për ne. Gjoni 14:2.
- Krishti, Ndërmjetësi i Besëlidhjes së Re përfaqëson ata që besojnë në Të tek Perëndia Atë dhe lutet për ta. 1 e Gjonit 2:1, Romakëve 8:34.
- Besimtarët e marrin Frymën e Shenjtë si garanci dhe paradhënie të trashëgimisë qiellore. 1 Korintasve 1:22, Efesianëve 1:14. Mbi tokë ata mbeten në praninë e Perëndisë përmes Frymës.
- Nga froni i Tij i mrekullueshëm në të djathtë të Atit, Krishti mbretëron si ‘Kreu i mbretërve të tokës’. Zbulesa 1:5, Kolosianëve 2:10.
- Perëndia sundon mbi të gjitha gjërat përmes Krishtit. Në kohën para ardhjes së Tij të dytë (Veprat e Apostujve 1:11, 3:21) Jezusi bën të shpallet ungjilli anë e mbanë gjithë kombeve. Mateu 28:19.
- Përmes Fjalës dhe Frymës së Tij, Ai i bën njerëzit të besojnë në Të dhe të pranojnë Mbretërimin e Tij. Efesianëve 2:8.
- Besimtarët thirren të jetojnë si qytetarë të Mbretërisë qiellore. Kolosianëve 3.
- Kushdo që beson në Të është në ‘Krishtin’, pra: ‘në Të’ ata vendosen tashmë në sferat qiellore. Efesianëve 2:6, Romakëve 8:29.
- Gjoni 3:36: “Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme, por ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të”.
Praraprirja e ngjitjes
- Në Dhiatën e Vjetër, ngjitja e Jezus Krishtit është profetizuar dhe Mbretërimi i Tij është shpallur: Psalmet 2, 15, 21:7, 24, 45, 47, 68:19, 110, Jeremia 30:21.
- Paraprirja e ngjitjes paraqitet në jetën e Enokut, Elias dhe Jozefit.
- Ashtu si tymi i sakrificave të Dhiatës së Vjetër ngjitej te Perëndia, Jezusi ngjitet te Perëndia Atë me Sakrificën e Tij përfundimtare.
Biri i Njeriut u ngjit në parajsë, dhe Ai do të kthehet po ashtu në tokë, por pastaj Ai do të vijë në lavdinë e plotë dhe në madhështinë e Tij të madhe, si Mbret dhe Gjyqtar. Mateu 25:31.
Gjithashtu ardhja e dytë e Krishtit është profetizuar te Zakaria 14:4.